Flash

Ish modelja e Playboy i jep fund jetës

Lapsi.al 21 April 2020
Ish modelja e Playboy i jep fund jetës

Ish-modelja e famshme e Playboy, Ashley Mattingly, i ka dhënë fund jetës së saj në moshën 33-vjeçare. Ajo abuzonte prej kohësh me alkoolin dhe substancat narkotike dhe gjendja e saj ishte përkeqësuar së fundmi. Ashley u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Austin, Teksas. Policia e gjeti trupin e pajetë të modeles, pasi një mik i shqetësuar i telefonoi për t’i bërë një kontroll modeles që s’dukej gjëkundi. Motra e saj, Christy dhe vëllai binjak, Billy, treguan se modelja e Playboy i dha vetë fund jetës, mirëpo policia ende po heton ngjarjen. Para vdekjes, 33-vjeçarja la një shënim i cili nuk është bërë i ditur për publikun, pasi policia po e mban për hetimin. Në vititn 2012, Ashley u përfshi në një konflikt me partnerin e saj, yllin e “Prison Break”, Lane Garrison. Ajo e akuzoi aktorin se e kishte goditur, mirëpo ai i mohoi këto akuza. Pavarësisht aludimeve, ende mbetet e pazbardhur arsyeja e vetëvrasjes së ish-modeles.

Të këshilluara

Eva dhe Ryan ndalojnë fotot e fëmijëve

Marrëdhënia e Ryan Gosling dhe Eva Mendes është aq private, sa rastet kur pranojnë të flasin për të bijat janë të rralla. Fotot janë të përjashtuara dhe aktorët...

10:08

Ndahet nga jeta Rikard Ljarja

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja. Mësohet se Ljarja ka ndërruar jetë në banesën e tij...

09:17

Adele shtyn sërish publikimin e albumit

Albumi i radhës nga këngëtarja Adele, i pari që nga viti 2015, ishte planifikuar të dalë në shtator të këtij viti. Por, përmes një komenti që ajo bëri në rrj...

19:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI