Flash

Gjermania anullon "Okoberfest"

Lapsi.al 21 April 2020
Gjermania anullon "Okoberfest"

Nga festivalet muzikore e deri te eventet e mëdha sportive, pandemia e COVID-19 ka shkaktuar një valë anulimesh të ngjarjeve në të gjithë botën.

I fundit që preket nga COVID-19 është edhe i famshmi Oktoberfest i Gjermanisë, i cili me masat e fundit të bllokimit të ndërmarra në vend, është anuluar.

Masat më të fundit të bllokimit të Gjermanisë përfshijnë një ndalim të ngjarjeve të mëdha publike deri më 31 gusht.

Edhe pse Oktoberfest-i ishte parashikuar të niste pas lehtësimit të masave izoluese, kreu i Bavarisë tha këtë të martë se festivali nuk do të mbahet këtë vit.

“Bazuar në situatën aktuale, unë nuk mund ta imagjinoj që një ngjarje kaq e madhe të ishte e mundur në këtë kohë,” u tha Markus Söder gazetarëve. Ai shtoi se ai dhe kryetari i Mynihut kishin marrë bashkërisht vendimin përfundimtar për ta anuluar festivalin.

Disa zona në Gjermani kanë filluar të lehtësojnë masat e bllokimit të prezantuara muajin e kaluar për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, por ngjarjet e mëdha janë të ndaluara deri më 31 gusht.

Të hënën, kancelarja, Angela Merkel, u bëri thirrje gjermanëve të disiplinohen për të shmangur një rikthim të sëmundjes, pas disa përmirësimeve në shifrat e fundit të të infektuarve me virus.

Të këshilluara

Jonida Maliqi tregon për lidhjen me Romeon

Nisur nga fjalët e Romeo Veshajt në një intervistë disa kohë më parë, publiku mendoi se historia e tij me Jonida Maliqin kishte mbaruar dhe ata nuk ishin më bas...

14:28

Ish modelja e Playboy i jep fund jetës

Ish-modelja e famshme e Playboy, Ashley Mattingly, i ka dhënë fund jetës së saj në moshën 33-vjeçare. Ajo abuzonte prej kohësh me alkoolin dhe substancat narkot...

14:07

Eva dhe Ryan ndalojnë fotot e fëmijëve

Marrëdhënia e Ryan Gosling dhe Eva Mendes është aq private, sa rastet kur pranojnë të flasin për të bijat janë të rralla. Fotot janë të përjashtuara dhe aktorët...

10:08

Ndahet nga jeta Rikard Ljarja

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja. Mësohet se Ljarja ka ndërruar jetë në banesën e tij...

09:17

Adele shtyn sërish publikimin e albumit

Albumi i radhës nga këngëtarja Adele, i pari që nga viti 2015, ishte planifikuar të dalë në shtator të këtij viti. Por, përmes një komenti që ajo bëri në rrj...

19:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI