Flash

Sam Smith, i bindur që është mbartës i Covid 19

Lapsi.al 20 April 2020
Sam Smith, i bindur që është mbartës i Covid 19

Të famshmit e prekur nga Covid-19 nuk kanë ngurruar të flasin rreth eksperiencës së përjetuar me pandeminë. Pas Tom Hanks, princit Charles, Idris Elba apo Pink është radha e Sam Smith! Në ndryshim nga të tjerët që kryen testimin dhe rezultuan pozitivë, Smith është i sigurt që është infektuar edhe pse nuk e konfirmoi kurrë.

Gjatë një interviste online, këngëtari tregoi se si u vetë-diagnostikua me koronavirus. "Unë nuk kam bërë test, por e di që e kam. Thjesht e di që e kam pasi gjithçka që kam lexuar rreth saj, më çon drejt atij përfundimi."

Simptomat e tij më pas kaluan edhe tek e motra, prandaj të dy u karantinuan së bashku për të mbrojtur pjesën tjetër të familjes, që bëjnë pjesë në grupmoshën më të rrezikuar. Sipas këngëtarit, ai dhe motra e tij e kanë marrë virusin para se pandemia të bëhej serioze në Britani dhe izolimi të merrej seriozisht. Gjithsesi, sipas tij e keqja më e madhe ka kaluar dhe tani i gjithë frymëzimi ka kaluar tek krijimi i muzikës.

Të këshilluara

Ellen Degeneres, stafi flet për veset e saj

Nikkie Tutorials, grimierja dhe YouTuber-ja që u intervistua nga Ellen pak muaj më parë, tha për një revistë hollandeze se përvoja e saj në emision la për të dë...

11:31

Aktori shqiptar shtrohet në spital

Aktori shqiptar Bruno Shllaku është shtruar në spital ditën e sotme pas problemeve serioze me shëndetin. Burime pranë “BalkanWeb” bëjnë me dije se aktori gjende...

10:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI