Flash

Për herë të parë pas 68-vitesh, anulohen festimet e ditëlindjes së Mbretëreshës Elizabeth

Lapsi.al 20 April 2020
Për herë të parë pas 68-vitesh, anulohen festimet e

Për herë të parë gjatë mbretërimit 68-vjeçar të Mbretëreshës Elisabeta e Dytë, Pallati Buckingham kërkoi anulimin e ceremonive të zakonshme për përvjetorin e 94 të lindjes së monarkes më jetëgjatë të botës. Mbretëresha gjithashtu ka kërkuar që të mos qëllohet në ajër me topa për shkak të pandemisë botërore të koronavirusit. Britania ka shënuar mbi 14 mijë viktima dhe deri tani është vendi i pestë me numrin më të madh të vdekjeve nga pandemia. Gjuajtjet ceremoniale top në disa pjesë të Londrës, zhvillohen për të shënuar përvjetorë apo ditëlindje të familjes mbretërore. Ditëlindja e mbretëreshës Elizabeta është më 21 prill.

“Madhëria e Saj ka kërkuar mos zhvillimin e ceremonive të posaçme dhe as të shtënat përshëndetëse me top pasi ajo ndjen se tani nuk janë rrethanat e përshtatshme,” citohet nga agjencia Reuters, një burim nga Pallati Buckingham.

Britania është në javën e katërt të izolimit, që ka detyruar bizneset të mbyllen dhe qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. Pallati Mbretëror, deklaroi muajin e kaluar se parada e zakonshme për festimin e ditëlindjes së Mbretëreshës nuk do të zhvillohet në formën tradicionale për shkak të masave kufizuese.

Të këshilluara

Konfirmohet rikthimi i One Direction

Të dielën pasdite, Liam Payne doli në Instagram Live me Dj suedez Alesso për të folur për projektet e reja, por fansat nuk u përmbajtën dot dhe bënë të vetmen p...

13:10

Aktorja e La Casa de Papel shërohet nga Covid

Itziar Ituño, me rolin e Raquel Murillo në serialin “La Casa de Papel”, kaloi kohën e izoluar në shtëpi dhe tani është rikuperuar plotësisht nga virusi. Në një ...

11:24

Mc Kresha tregon për largimin nga muzika

MC Kresha ka realizuar një lidhje me “E Diell”, ku ka folur jo pak për raportin e tij me karreirën në një kohë kur pritet të bëhet baba. Fillimisht, Fjoralba Po...

10:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI