Flash

Macja që pothuajse divorcoi Ilary Blasin nga Totti

Lapsi.al 20 April 2020
Macja që pothuajse divorcoi Ilary Blasin nga Totti

Legjenda italiane e futbollit, Francesco Totti ka zbuluar se martesa e tij pothuajse përfundoi për shkak të një maceje pa qime. Totti mbeti i shtangur kur gruaja e tij, Ilary Blasi, e solli kafshën në shtëpinë e tyre.

Totti, i cili u martua me Ilary në vitin 2005, i tha ish-shokut të tij të ekipit Christian Vieri, në një Story Live në Instagram: Unë u zemërova me gruan time, ajo bleu një mace pa flokë dhe e quajti atë Donna Paola. Po vloja. Natën insistonte të flinte brenda shtratit tonë, pranë këmbëve tona. Ajo është një mace shumë e dashur, por pothuajse shkaktoi ndarjen tonë.

Totti më tej tregon se bashkëshortja e tij donte një mace me çdo kusht. Kur ajo vendosi ta sillte në shtëpi, ata nuk folën me njëri-tjetrin për ditë më rradhë.

“Ilari donte një mace me çdo kusht dhe unë isha i bindur se nuk duhej. Një ditë, ajo e solli atë në shtëpi, sepse në fund të fundit ajo merr të gjitha vendimet në këtë familje. Ne nuk kemi folur për ditë me rradhë, por në fund edhe unë u dashurova me macen”.

Të këshilluara

Fakte që nuk i dinit mbi serialet

Premisa e “Too Hot To Handle” u frymëzua nga një episod i “Seinfeld” ku personazhet vënë bast kush do të rezistojë më gjatë pa u masturbuar. 2. Personazhet e...

16:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI