Flash

Emma Marrone flet për lidhjen me Stefano De Martino-n dhe marrëdhënien me Belen Rodriguez

Lapsi.al 20 April 2020
Emma Marrone flet për lidhjen me Stefano De Martino-n dhe

Emma Marrone ka folur pas kaq shumë kohësh për lidhjen e saj të kaluar me Stefano De Martino-n dhe marrëdhënien e saj me showgirl-in Belen Rodriguez. Gjatë këtyre ditëve të karantinës së detyruar këngëtarja është shumë aktive në profilin e saj në Instagram dhe ka vendosur t’u përgjigjet kuriozitetit të fansave në lidhje me marrëdhënien e saj të kaluar me Stefano De Martino-n dhe gruan e tij Belen Rodriguez.Një fanse e pyeti ish-fituesen e Amici-t të Maria De Filippi, nëse ka arritur ta falë Belen dhe përgjgija e saj ishte e qartë:

“Epo le të themi se nëse është dikush që duhet falur, nuk është ajo”, u shpreh këngëtarja duke lënë të kuptohet se ajo do të duhet të falte Stefano-n, pasi ai ishte partneri i saj dhe jo modelja e bukur argjentinase.

Emma Marrone e ka sqaruar se ajo nuk ka absolutisht asgjë kundër Belen Rodriguez pasi ajo nuk bëri asgjë të keqe ndaj saj. Në fakt faji i mbetet ish-it të saj Stefano De Martino, i cili e tradhtoi atë.

“Belen nuk ka bërë asgjë të keqe”, shpjegoi Marrone ndër të tjera.

Të dyja kanë pasur shumë raste në ekranin italian për të treguar se kanë lënë mënjanë çdo mosmarrëveshje të mundshme. Në të vërtetë, më historik ishte përqafimi i tyre në Tu si que vales.

Të këshilluara

Konfirmohet rikthimi i One Direction

Të dielën pasdite, Liam Payne doli në Instagram Live me Dj suedez Alesso për të folur për projektet e reja, por fansat nuk u përmbajtën dot dhe bënë të vetmen p...

13:10

Aktorja e La Casa de Papel shërohet nga Covid

Itziar Ituño, me rolin e Raquel Murillo në serialin “La Casa de Papel”, kaloi kohën e izoluar në shtëpi dhe tani është rikuperuar plotësisht nga virusi. Në një ...

11:24

Mc Kresha tregon për largimin nga muzika

MC Kresha ka realizuar një lidhje me “E Diell”, ku ka folur jo pak për raportin e tij me karreirën në një kohë kur pritet të bëhet baba. Fillimisht, Fjoralba Po...

10:53

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI