Flash

VIDEO/ Po sulmohemi nga UFO-t? E vërteta e dritave në qiell që u panë edhe në Shqipëri

Lapsi.al 19 April 2020
VIDEO/ Po sulmohemi nga UFO-t? E vërteta e dritave në qiell që u

Ditët e fundit në qiell, gjatë natës qytetarët kanë parë disa drita të çuditshme në qiell. Disa prej tyre thonë se ato janë parë të vërtiten për rreth 1 orë në ajër duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes. Ajo që ka bërë më shumë habi është se dritat janë në vijë lineare dhe dukeshin si yje që binin nga lart.

Të tilla drita janë parë edhe pak ditë më parë në qillein e Shqipërisë. Teoritë konspitarive kanë qenë të shumta në internet. A po pushtohemi nga UFO-t? Dritat nuk bënin zhurmë. Çfarë të jenë vallë? Tashmë ka ardhur edhe një përgjigje.

Gjithë ajo që keni parë janë satelitet të Starlink të SpaceX, të cilat mund të shihen edhe nga Toka. Këto objekte fluturuese nuk janë UFO, por një projekt i miliarderit Elon Musk që synon të rrisë mbulimin e internetit në tokë. Satelitet me Starlink veprojnë në orbitë të ulët, vetëm 550 kilometra mbi nivelin e detit.

Ata reflektojnë rrezet e diellit dhe kështu ngjasojnë me yje të vegjël dhe të heshtur. Janë hedhur rreth 12.000 të tillë për të mbuluar globin me internet. Përmes një postimi në Tëitter themeluesi i SpaceX dhe CEO Elon Musk tha se “deri më tani projekti ka ecur mjaft mirë. Satelitët e vendosur në një lartësi prej 273 milje, ose 440 kilometra, po ndjekin rrugën e tyre në një lartësi prej 342 milje, ose 550 km. 

"VIDEO! Përgatituni të jeni të vëmendshëm! Treni i satelitëve të @SpaceX #Starlink që kalon mbi Leiden, Hollandë, rreth 25 minuta më parë. Kamera: WATEC 902H me lente Canon FD 1.8 / 50 mm” - ka shkruar ai në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI