Flash

Ellen Degeneres, stafi flet për veset e saj

Lapsi.al 19 April 2020
Ellen Degeneres, stafi flet për veset e saj

Nikkie Tutorials, grimierja dhe YouTuber-ja që u intervistua nga Ellen pak muaj më parë, tha për një revistë hollandeze se përvoja e saj në emision la për të dëshiruar.

“Mund të më quani naive, por prisja të mikpritesha me konfeti. Në të vërtetë më përshëndeti një praktikant me nerva që ishte i lodhur,” tha ajo. “Gjithë të ftuarit kishin tualete personale, ndërsa unë jo. Dhe nuk përdorja dot tualetin më të afërt sepse ishte rezervuar për Jonas Brothers. Pse ata po dhe unë jo, mendova. Në fund të fundit, videoja ime mori 8 milionë shikimi, ndërsa e tyrja 2 milionë.”

Por kjo s’mbaron me kaq. Në mars, njerëz që kanë punuar ose punojnë në industrinë e argëtimit ndanë histori me protagoniste Ellen që nxjerrin në pah se moderatorja nuk është njeriu i qeshur dhe i dashur që shohim në ekran.

1. “Ellen ka hundë të ndjeshme dhe kush do që të futet në zyrë dhe t’i flasë, duhet të përtypë çamçakëz. Nëse një punonjës vjen erë sipas saj, detyrohet të shkojë në shtëpi dhe të bëjë dush.”

2. “Një anëtar i stafit të saj më tha se çdo ditë, Ellen zgjedh dikë dhe ia bën jetën ferr. Nuk është faji i punonjësit, thjesht duhet ta durosh. Të nesërmen ia bën jetën ferr dikujt tjetër.”

3. “Ellen ka rregulla mbi çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet të porosisë stafi për drekë. Askush nuk mund të hajë peshk në punë e gjëra të tilla.”

4. “Pasi punoi për Ellen për 5 vjet, një mikesha ime bëri një fëmijë dhe gjeti një punë më të mirë me më shumë përfitime. Ellen iu përgjërua të kthehej dhe pasi u kthye, e pushoi brenda javës pa asnjë arsye. Shoqja ime ngeli pa punë, me një fëmijë dhe pa përfitime.”

5. “Dikur punoja te Real Food Daily dhe i shërbeva Ellen dhe Porsha. Ellen i shkruajti një letër menaxherit tim dhe u ankua për manikyrin tim të krisur. S’i kishte rënë në pjatë, thjesht më ishte krisur në dorë. Desh më pushoi nga puna.”

Të këshilluara

Aktori shqiptar shtrohet në spital

Aktori shqiptar Bruno Shllaku është shtruar në spital ditën e sotme pas problemeve serioze me shëndetin. Burime pranë “BalkanWeb” bëjnë me dije se aktori gjende...

10:32

Ndahet nga jeta ikona e muzikës franceze

Këngëtari i famshëm francez Christophe ka ndërruar jetë në moshën 74-vjecare. Gruaja e tij njoftoi se vdiq nga sëmundja e emfizemës. Por muajin e kaluar, int...

17:26

46-vjetori i Victoria Beckham në karantinë

Victoria Beckham ka festuar ditëlindjen e 46-të me një festë virtuale në rezidencën e saj në Cotswolds të premten, pasi Mbretëria e Bashkuar mbetet e bllokuar n...

14:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI