Flash

100 yje ndërkombëtarë realizuan koncertin “One World” që zgjati 8 orë

Lapsi.al 19 April 2020
100 yje ndërkombëtarë realizuan koncertin “One World”

Disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës bashkuan forcat dhe performuan nga shtëpitë e tyre në nder të punonjësve të shëndetësisë në mbarë botën, në një koncert “live” që zgjati rreth 8 orë. E organizuar nga Lady Gaga dhe me pjesëmarrjen e më shumë se 100 artistëve, që nga Paul McCartney, Billie Eilish, Taylor Swift apo The Rolling Stones, në këtë shfaqje që u transmetua dhe në televizionet amerikane, u treguan po ashtu dhe histori të vërteta të njerëzve apo mjekëve që po përballen me Covid-19.

Për Lady Gaga-n ky koncert ishte si një “letër dashurie për botën”, i dedikuar për njerëzit që po përballen me virusin dhe tha se “thjesht dëshironte që t´i kthente njerëzve pak nga dashuria që ata i kanë dhënë gjatë këtyre viteve“. Ndërkohë për Paul McCartney-n, mjekët dhe infermierët janë heronjtë e vërtetë të këtyre ditëve. I titulluar “Një botë: Së bashku në shtëpi”, koncerti në fakt ishte një nismë e lëvizjes “Global Citizen” dhe OBSH-së, me bashkëpunimin e Lady Gaga-s.

Të gjitha fitimet që u mblodhën nga kjo shfaqje, rreth 127.9 milionë dollarë do të shkojnë për fondin e quajtur “Covid-19 Solidarity Response”, megjithatë Gaga bëri me dije se qëllimi i kryesor i saj ishte argëtimi dhe mesazhi i solidaritetit. Artistët që kënduan ishin të shumtë, kryesisht cover-a të këngëve më të bukura dhe himneve të shpresës dhe paqes, ndërkohë që pati diskutime dhe rreth politikave që po ndiqen apo problemve të shëndetit mendor që njerëzit mund të kenë këtë periudhë.

Pjesa e parë e koncertit, rreth 6 orë, u transmetua live në “Facebook”, “Twitter dhe “Youtube”, ndërkohë që pjesa kryesore prej dy orësh u transmetua njëkohësisht në televizionet më të mëdha të SHBA-ve dhe jo vetëm. Ata që drejtuan spektaklin nga shtëpia ishin moderatorët Stehpen Colbert, Jimmy Kimmel dhe Jimmy Fallon, ky i fundit performoi dhe këngën “Saftey Dance”, së bashku me grupin “The Roots” dhe disa punonjës të shëndetësisë që gjendeshin në spitale, në vijën e parë të betejës.

Këngëtarë të tjerë ishin Sam Smith, John Legend, Celine Dion, Beyonce, Rita Ora, Elton John apo Andrea Bocelli.  Këto janë disa prej pjesëve të performancës:

Të këshilluara

Ellen Degeneres, stafi flet për veset e saj

Nikkie Tutorials, grimierja dhe YouTuber-ja që u intervistua nga Ellen pak muaj më parë, tha për një revistë hollandeze se përvoja e saj në emision la për të dë...

11:31

Aktori shqiptar shtrohet në spital

Aktori shqiptar Bruno Shllaku është shtruar në spital ditën e sotme pas problemeve serioze me shëndetin. Burime pranë “BalkanWeb” bëjnë me dije se aktori gjende...

10:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI