Flash

Johnny Depp i bashkohet Instagram, thyen rekord ndjekësish

Lapsi.al 18 April 2020
Johnny Depp i bashkohet Instagram, thyen rekord ndjekësish

Johnny Depp i është bashkuar Instagramit, dhe menjëherë ka arritur një rekord ndjekësish në vetëm dy ditë.

Aktori 56-vjeçar ka aktualisht mbi 2, 7 milionë ndjekës në profilin e tij privat nga data 16 prill kur hapi profilin e tij.

Ai bëri një postim të gjatë tetë minutësh të enjten në mëngjes, dhe e përdori atë për të adresuar pandeminë e koronavirusit, si dhe për të lënë një mesazh në dukje për konfliktin e tij të gjatë me ish-bashkëshorten, Amber Heard, shkruan DailyMail.

“Në një shënim më personal, ju falënderoj të gjithëve për mirësinë tuaj, mbështetjen tuaj të palëkundur dhe forcën tuaj gjatë këtyre viteve”, tha aktori i “Pirates of the Caribbean” drejt fundit të videos.

Depp shprehet se deri më sot nuk ka pasur ndonjë arsye për t’iu bashkuar rrjetit social.

Ai tha se tani është “koha për të hapur një dialog”, duke shtuar se “kërcënimi i këtij armiku të padukshëm tashmë ka shkaktuar tragjedi të paarritshme dhe dëme në jetën e njerëzve”.

Depp ka publikuar edhe një projekt të tijin muzikor në bashkëpunim me Jeff Beck të titulluar “Isolation” që i përshtatet më së miri situatës në të cilën po jetojmë.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i Rambo

Është ndarë nga jeta Brian Dennehy, aktori i famshëm edhe për rolin e sherifit William Teasle në filmin ‘Rambo’, në 1982. Ai ishte 81 vjeç dhe vdekja ka ardhur ...

18:32

Ndahet nga jeta Brian Dennehy

Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare aktori veteran Brian Dennehy. Lajmin e hidhur e dha vajza e tij Elizabeth e cila shkroi në llogarinë e saj në Twitter :...

16:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI