Flash

Flet William: Si e pëjetoi familja mbretërore infektimin e Prince Charles

Lapsi.al 17 April 2020
Flet William: Si e pëjetoi familja mbretërore infektimin e Prince

Në muajin mars, Princi Charles, 71 vjeç, rezultoi pozitiv me virusin vdekjeprurës Covid-19.

Ai shfaqi simptoma të lehta dhe kishte shëndet të mirë, ndërkohë që u vendos në izolim dhe u mbajt nën kujdesin e duhur.

Pesë ditë pas konfirmimit të lajmit të infektimit, pallati mbretëror bëri të ditur se Princi Charles ishte shëruar nga Covid-19 pasi analiza e tij e dytë kishte rezultuar negative.

Megjithatë, këto ditë kanë qenë tepër të vështira dhe stresuese jo vetëm për Princin Charles, por edhe për familjarët e tij.

Në një intervistë për “BBC Breakfast”, Princi William rrëfeu si e përjetoi familja mbretërore infektimit e të atit me koronavirus.

“Duhet ta pranoj, në fillim isha shumë i shqetësuar pasi mosha e tij është më delikatja përsa i përket këtij virusi. Babai im ka pasur dhimbje kraharori dhe ftohje për vite me radhë, ndaj thoja me vete që nëse është dikush që do ta kalojë këtë sëmundje është padyshim ai.

Të mos ishte në gjendje të vijonte aktivitetet e tij apo të mos bënte një shititje ishte pjesa më e vështirë. Pasojat më të rënda për të ishin ato të shëndetit mendor, të ishte i ngecur brenda në shtëpi, të mos ishte në gjendje të dilte për një shëtitje.”- rrëfeu William.

Pas daljes nga izolimi, vetë Princi Charles rrëfeu më herët eksperiencën e tij, duke thënë:

“Siç po mësojmë, kjo është një përvojë e çuditshme, zhgënjyese dhe shpesh stresuese, kur prania e familjes dhe miqve nuk është më e mundur dhe strukturat normale të jetës papritur ndryshojnë”

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Brian Dennehy

Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare aktori veteran Brian Dennehy. Lajmin e hidhur e dha vajza e tij Elizabeth e cila shkroi në llogarinë e saj në Twitter :...

16:59

Detaje të reja nga seriali 'La casa de Papel'

Është mëse e natyrshme që kushdo që ka parë sezonet e “La Casa de Papel” të pyesë veten nëse bëhet fjalë për një histori të bazuar në ngjarje reale. Përgj...

15:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI