Flash

E rrallë/ Shkrirja e akullnajës zbulon rrugën e vikingëve (FOTO)

Lapsi.al 17 April 2020
E rrallë/ Shkrirja e akullnajës zbulon rrugën e vikingëve

Shkrirja e akullnajave në malet në veriperëndim të kryeqytetit norvegjez Oslo ka zbuluar një kalim malor nga epoka e Vikingëve. “Daily Mail” raporton se mbetjet arkeologjike që datojnë nga viti 300 pas Krishtit u zbuluan në kalimin Lendbreen. Mbetjet arkeologjike përfshijnë mbi 100 mjete dhe artikuj veshjesh, një shkop ecje me një mbishkrim runik, dorëza dhe një thikë të vogël si dhe kocka kafkash.

Kalimi malor i zbuluar përdorej nga udhëtarët dhe tregtarët gjatë periudhës së Vikingëve. Trafiku përmes kalimit arriti kulmin në vitin 1000 pas Krishtit dhe pas një murtaje shkatërruese në mesin e viteve 1300. Ai nuk u përdor për shkak të ndryshimeve ekonomike dhe mjedisore. Ekspertët thonë se shkrirja e akullnajave për shkak të ndryshimeve klimatike mund të zbulojë më shumë mbetje arkeologjike në rajon./AA

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI