Flash

Detaje të reja nga seriali 'La casa de Papel'

Lapsi.al 17 April 2020
Detaje të reja nga seriali 'La casa de Papel'

Është mëse e natyrshme që kushdo që ka parë sezonet e “La Casa de Papel” të pyesë veten nëse bëhet fjalë për një histori të bazuar në ngjarje reale. Përgjigjja e shkurtër? Jo, është komplet trillim. Sidoqoftë, ka aspekte të rëndësishme në serial, të cilat shërbejnë si homazhe për historinë, artin dhe filozofinë.

Që prej sezonit të parë, personazhet mbajnë vënë maska me fytyrën e piktorit të famshëm spanjoll, Salvador Dalí. Shumica e punës së tij u krijua gjatë dadaizmit, lëvizje e fundit të shekullit XX që kërkonte medoemos refuzimin e shoqërisë moderne kapitaliste. Filozofia e tij përputhet me atë të personazheve të “La Casa de Papel”.

#NoSpoiler: Detajet që s’i dini për ‘La Casa de

Veshja e kuqe ka gjithashtu një domethënie të veçantë. E kuqja është përdorur ndër të tjera edhe si simbol i rezistencës. Përmendim këtu revolucionin në Francën e viteve 1700 apo Kubën e viteve 1950, ku e kuqja ishte simbol i lirisë.

#NoSpoiler: Detajet që s’i dini për ‘La Casa de

Me rëndësi të veçantë është edhe kënga “Bella Ciao”, që interpretohet nga artisti Manu Pilas. “Bella Ciao” është një këngë popullore italiane që e ka origjinën nga punëtorët e Italisë së Veriut, të cilët e kënduan si një formë për të protesuar ndaj fashizmit dhe me kalimin e kohës, kënga e bë himn i rezistencës antifashiste nga partizanët italianë midis viteve 1943-1945. Versione të “Bella Ciao” këndohen në të gjithë botën si himn i lirisë.

#NoSpoiler: Detajet që s’i dini për ‘La Casa de

Që prej premierës në vitin 2017, “La Casa de Papel” është bërë pjesë e shumë protestave anembanë botës. Në korrik të 2019-s, protestues në Porto Riko kërkuan që gurvenatori të dorëhiqej. Disa prej tyre u panë të veshur si personazhet e serialit. “Ne jemi rezistenca,” shkruan ata.

Sezoni i katërt i "La Casa de Papel" pati sot (3 prill) premierën në Netflix. Burimet: Google Arts & Culture Center, The Oprah Magazine

Të këshilluara

Beyonce surprizon fansat me një performancë

Beyoncé befasoi fansat dhe dashamirësit e muzikës së Disney të enjten në mbrëmje, duke u shfaqur në “Disney Family Singalong” që transmetohet në ABC. Perform...

09:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI