Flash

Beyonce surprizon fansat me një performancë

Lapsi.al 17 April 2020
Beyonce surprizon fansat me një performancë

Beyoncé befasoi fansat dhe dashamirësit e muzikës së Disney të enjten në mbrëmje, duke u shfaqur në “Disney Family Singalong” që transmetohet në ABC.

Performanca e saj në show, në të cilin performuan nga karantina edhe Christina Aguilera, Michael Bublé, Kristin Chenoweth, Luke Evans, Josh Gad dhe John Stamos, nuk ishte njoftuar më parë.

“Do të doja t’ua kushtoja [këtë performancë] të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor që na kanë mbajtur të shëndetshëm dhe të sigurt,” tha Bey. “Ju vlerësojmë jashtëzakonisht.”

Beyoncé këndoi “When You Wish Upon a Star”, kënga e famshme e Pinokut. “Jam shumë e lumtur që jam pjesë e familjes Disney,” u shpreh ajo përpara performances. Në korrik të 2019-s, Beyoncé publikoi albumin “The Lion King: The Gift”, për filmin e animuar “Mbreti Luan”, ku Beyoncé ishte e përzgjedhura për zërin e Nala-s. Albumi përmban këngë me ritme pop, RnB dhe elemente afrobeat (përzierje e muzikës afrikane me xhaz, soul dhe funk).

Premiera e versionit live-action të filmit të animuar të vitit 1992 ishte më 19 korrik.

Të këshilluara

Dj i njohur dyshon për Corona virus

Dj i njohur ka rrëfyer se si u dyshua se ishte infektuar me Covid-19. Dj Jazzy Jeff beson se kishte koronavirusin, shkruajnë mediat e huaja. 55-vjeçari foli ...

19:20

Kasta e aktorëve të serialit Elite (Foto)

Élite është një serial spanjoll për adoleshentë, i prodhuar për Netflix nga Carlos Montero dhe Darío Madrona. Në vetëm një fjali, pa spoiler: Élite e ndërton su...

17:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI