Flash

Analiza/Politika e testimeve të “ekspertëve”, kundër masave represive të Ramës

Lapsi.al 17 April 2020
Analiza/Politika e testimeve të “ekspertëve”, kundër
Politika e “ekspertëve” të qeverisë për testime minimale mund të mbajë mbi vete një risk të madh. Ajo rrezikon të fshehë gjendjen reale të të infektuarve me Covid 19 në vend. Disa raste episodike që natyrisht nuk përbëjnë statistikë, të bëjnë të ngresh dyshime se shifrat që i raportohen publikut janë shumë larg asaj që ndodh në terren. Lexo më tej: Andi Bushati: Solidaritet, jo lojë me mjekët Dy qytetarë përplasen me makinë, plagosen, shkojnë në spital dhe rezultojnë të infektuar. Një pacien shtrohet me urgjencë për arsye të tjera dhe del me Covid 19. Një kontroll rutinë në Aranitas të Mallakastrës, nxjerr positive një infermiere. Kryeopozitari Basha denoncon vatër infeksioni në një një fasoneri në  Fushë Krujë, ministrja e shëndetësisë e mohon pastaj del e vërtetë.

Rama zbulon armikun për testimet e pakta

Natyrisht askush nuk ka fakte apo të dhëna se qeveria ka një politikë të fshehjes së rasteve ashtu sikurse ndodhi në fillim të pandemisë në Huan të Kinës. Prandaj akuzat e opozitës tani për tani mbeten vetëm një hipotezë e pa vërtetueshme. Por ama rastet e përmenduar më sipër, që vijnë si pasojë e politikës kurnace të testimeve ngrenë pikpyetjen se mos ne nuk dimë gjendjen reale të përhapjes së pandemisë. Dhe këtu çështja nuk është vetëm propagandistike. Ajo përbën një rrezik real. Sepse duke shpallur se kemi gjithsej 500 persona të infektuar, duke i shumëzuar aata me një koifiçent 10 ose 15 (numri maksimal të të prekurve për çdo person të gjetur) i bie që gjithësje nga virusi në Shqipëri të jenë prekur 5 mijë deri në 7 mijë vetë.

Si e nxorri Ogerta bllof, gënjeshtrën e Ramës për 2 mijë teste në ditë (Video)

Dhe kjo është një shifër tepër e vogël që popullësia të ndihet e kërcënuar nga sëmundja. Kto shifra të tkurrura rrezikojnë të ngjallin ndjenjën e nënvleftësimit të rrezikut në popullatën e gjërë duke bërë që edhe vigjilenca ndaj masave shtrënguese të dobësohet. Pra “politika e ekspertëve” me pak testime dhe me numër të vogël zyrtar të infektuarish bie kryekëput ndesh me masat repressive të qeverisë me burgime, ushtri në rrugë dhe shtet rrethim. E para e dëmton rëndshëm të dytën.   ©Lapsi.al     

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI