Flash

Sekretet e pazbuluara nga dasma e Kate dhe William

Lapsi.al 16 April 2020
Sekretet e pazbuluara nga dasma e Kate dhe William

Dasma e princit William dhe Kate Middleton shënoi një ngjarje të madhe për Mbretërinë e Bashkuar në prill të 2011-s. Ajo ishte dasma më e madhe mbretërore që pas ceremonisë së Lady Diana-s dhe princit Charles në vitin 1981. Nga një shikues i thjeshtë, ceremonia shkoi sipas planit, mirëpo drama kryesore kishte ndodhur pak kohë më parë.

Në një dokumentar të titulluar “Secrets of the Royal Dressmakers”, korrespondentja mbretërore Katie Nicholl tha se Kate Middleton shpërtheu në lot kur u zbulua se kush do të dizenjonte fustanin e saj. Një nga gjërat më intersante në dasmat mbretërore është padyshim fustani dhe normalisht mbahet surprizë se fundja ç’u pa pastaj.

Mirëpo pavarësisht përpjekjeve të Kate për të mbajtur sekret fustanin, Sunday Times ia doli që të zbulonte se Sarah Burton e Alexander McQueen ishte e përzgjedhura e saj për të dizenjuar fustanin e shumëpritur. Sarah u zgjodh sepse njihet për “punën që respekton mjeshtëritë tradicionale në punimin e veshjeve”.

Dy muaj përpara dasmës, gazeta angleze bëri publik dizajneren, gjë që shkaktoi pak tension në ekipin e Kate dhe në Pallat. Megjithatë, për fat të mirë, modeli i fustanit nuk u zbulua.Fustani i Kate Middleton përmbante të endura në mëngë, si simbol të shteteve, lule si trëndafili (Angli), lule narcisi (Uellsi) murrizë (Skoci) dhe tërfil (Irlanda e Veriut).

Të këshilluara

Dj i njohur dyshon për Corona virus

Dj i njohur ka rrëfyer se si u dyshua se ishte infektuar me Covid-19. Dj Jazzy Jeff beson se kishte koronavirusin, shkruajnë mediat e huaja. 55-vjeçari foli ...

19:20

Kasta e aktorëve të serialit Elite (Foto)

Élite është një serial spanjoll për adoleshentë, i prodhuar për Netflix nga Carlos Montero dhe Darío Madrona. Në vetëm një fjali, pa spoiler: Élite e ndërton su...

17:39

Xhinset e ngushta mbesin jashtë mode

Asgjë nuk zgjat përgjithmonë dhe kjo vlen sidomos kur bëhet fjalë për modën. Një prej trendeve që po shohim të zhduket ngadalë janë xhinset e ngushta. Të famshm...

14:10

Ndahet nga jeta Violeta Rexhepagiqi

Violeta Rexhepagiqi  ka ndërruar jetë. Lajmin e bëri të ditur kolegia e saj, Minire Fetahu, përmes një shkrimi dhe fotografie të hedhur në Facebook. Ajo për ...

13:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI