Flash

Apple nxjerr një model të ri Iphone në pikun e pandemisë

Lapsi.al 16 April 2020
Apple nxjerr një model të ri Iphone në pikun e pandemisë

Këtë të mërkurë, në mes të pandemisë, Apple lançoi një version të ri të iPhone SE. iPhone i ri duket fiks si iPhone 8 i vitit 2017, me një ekran 4,7 inç, një buton për Home dhe me hapje nëpërmjet shenjës së gishtit, me xham nga pas dhe një kamera. Megjithatë, në brendësi ka gjithçka të njëjtë si iPhone 11. Sipas nënkryetarit të marketingut të Apple, iPhone SE preferohet nga klientët sepse ka një kombimin unik të madhësisë, performancës së lartë dhe çmimit të përballueshëm. iPhone vjen në treg me një çmim prej 399$, që do të thotë 300$ më lirë se iPhone 11. iPhone SE ka një kamer të shkëlqyer 12 megapiksel, realizon portrete, ka efekte ndriçimi dhe kontroll të thellësisë, njësoj si iPhone 11. Gjithashtu, ai mundëson realizimin e videove në rezolucionin 4K. iPhone SE vjen në tre ngjyra, i zi, i bardhë dhe i kuq. Gjithashtu, ai ofron memorie 64, 128 apo 256 GB. Duke nisur nga e premtja, iPhone SE mund të porositet në faqen zyrtare të Apple, ndërsa transporti do të fillojë më 24 prill.

Të këshilluara

Yasmine Bleeth një seks simbol i harruar

Jo vetëm Pamela Anderson por edhe aktorja Yasmine Bleeth dalloi për portretin e bukur dhe format perfekte fizike në serialin e njohur “Baywatch” në vitin ’90. Y...

12:46

Kujdesi i Rihannës për babain me Covid 19

Babai i Rihanna-s, Ronald Fenty, u diagnostikua me koronavirus, por falë ndihmës së të bijës dhe mjekëve, është shëndoshë e mirë. “Vajza ime Robyn, interesoh...

12:16

Noizy tregon bashkëpunimin e ri

Noizy vetëm pak ditë më parë publikoi albumin “Epoka”, i cili po pritet shumë mirë nga fansat e tij. Por duket se ‘rapastar’-i shqiptar  nuk ka ndërmend të n...

10:21

Bora Zemani flet për izolimin nga Covid-19

Tashmë mjaft aktive në rrjetet sociale,por Bora në fillim të izolimit nuk ishte kështu. Si të gjithë, edhe moderatoren e njohur të ekranit e kapi një ndjesi pas...

20:29

Ndryshimi ndër vite i Yasmine Bleeth

Jo vetëm Pamela Anderson por edhe aktorja Yasmine Bleeth dalloi për portretin e bukur dhe format perfekte fizike në serialin e njohur “Baywatch” në vi...

19:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI