Flash

Ciara zbulon gjininë e bebit që pret (Video)

Lapsi.al 15 April 2020
Ciara zbulon gjininë e bebit që pret (Video)

Ciara dhe partneri i saj Russel Wilson janë në pritje të bebushit numër tre. Çifti, do të bëhen prindër të një vogëlushi dhe lajmin e bënë publik në mënyrën më origjinale të mundshme.

Në videon e postuar në llogarinë e Instagram-it shfaqet e gjithë familja në oborr. Këngëtarja, partneri, vajza dhe djali. Para se ta zbulonin gjininë e bebit, Ciara i pyet të gjithë se çfarë do të donin të ishte. Djali Future, donte një vëlla e ndërsa Sienna, një motër të vogël.

Pak sekonda më vonë, në ajër shpërtheu ngjyra blu dhe familja dukej më e lumtur se kurrë, përveç vogëlushes, e cila dukej sikur ende s'po kuptonte çfarë ishte duke ndodhur. Lajmin e shtatzënisë këngëtarja e bëri publik që në fillim të janarit, ndërsa gjatë kësaj kohe ajo ka ndarë me ndjekësit gjithë vështirësitë që situata aktuale i ka krijuar me shtatzëninë. Izolimi ia ka vështirësuar punën e takimeve me gjinekologun, por sidoqoftë, gjërat shkojnë mirë.

Të këshilluara

Arrestohet personazhi i njohur i youtube

Vitaly është arrestuar pas një sulmi fizik të ushtruar në një grua. Ylli i Youtubes është arrestuar të dielën pasdite pasi sulmoi fizikisht një vrapues n...

14:37

Pas 1 viti, aktorja ndryshon emrin e djalit

Një vit pas lindjes së djalit, aktorja Amy Schumer vendosi t'ja ndryshojë emrin të birit sepse kuptoi që tingëllonte çuditshëm. Ajo dhe partneri i saj, Chris...

11:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI