Flash

Bora Zemani flet për izolimin nga Covid-19

Lapsi.al 15 April 2020
Bora Zemani flet për izolimin nga Covid-19

Tashmë mjaft aktive në rrjetet sociale,por Bora në fillim të izolimit nuk ishte kështu. Si të gjithë, edhe moderatoren e njohur të ekranit e kapi një ndjesi pasigurie për shkak të situatës, jo nga mbyllja në shtëpi, shkëputja nga puna apo nga aktiviteti i përditshëm, por më shumë për paqartësinë dhe pasigurinë që përjetuam të gjithë. Megjithatë, kaluan javët dhe “frenat” i mori sërish në dorë…

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, në Tv Klan, në një lidhje me Skype, Bora tregoi se si i kalon ditët e karantinës me Arborin dhe lojërat që vazhdimisht poston me të edhe në rrjetet sociale.

Përtej vështirëve, shtuar edhe mungesën e së ëmës, e cila mbeti në Amerikë sapo nisi karantina, Bora tha se kjo periudhë i ka shërbyer për të qëndruar më afër familjes.

Ndonëse në fillim mendonte se do ta shfrytëzonte në maksimum këtë periudhë për t’iu përkushtuar pasioneve dhe hobeve, siç është edhe leximi, në fakt nuk ka ndodhur plotësisht kështu:

Në fakt, kam lexuar, por jo më shumë se në periudhën tjetër, përpara karantinës. Mendova se me këtë izolimin do i lexoja dhe do rehatohesha në lexim, por nuk ka ndodhur kështu… Ndoshta sepse fillimet e izolimit i kam përjetuar pak keq me thënë të drejtën. Jo për mbylljen në shtëpi apo mungesën e punës apo nëpër aktiviteteve të përditshme që kisha, por për paqartësinë që kishim të gjithë. Dhe nuk përqëndrohesha dot nëpër lexime librash, me shumë më ikte koha duke marrë informacione lajmesh, po dale të lexoj çfarë po ndodh me situatën…

Neve vetë na duket sikur e kemi kaluar atë sikletin më të madh, sikur jemi mësuar tani pas një muaji të izoluar, por ato fillimet ishin vërtet të vështira. Ndoshta mua apo disa njerëzve të tjerë nuk na takon të themi që e kemi vuajtur izolimin, më tepër e kemi shijuar qëndrimin afër njerëzve tanë. Megjithatë, ankthi ka qenë shumë i madh. Në fillim, duke parë se çfarë ndodhte në shtetet e tjera, kishim frikën e madhe, obobo çfarë do ndodhë dhe me ne.

Të këshilluara

Ndryshimi ndër vite i Yasmine Bleeth

Jo vetëm Pamela Anderson por edhe aktorja Yasmine Bleeth dalloi për portretin e bukur dhe format perfekte fizike në serialin e njohur “Baywatch” në vi...

19:27

Çifti i akorëve turk zihen publikisht

Teksa xhironin për filmin “Një puthje në errësirë”, Can Yaman dhe Demet Ozdemir u përfolën për një lidhje të mundshme. Ndonëse ata e mohuan vazhdimisht një gjë ...

16:17

David Beckham surprizon të moshuarin

David Beckham ka shpenzuar kohën e tij të lirë të për të surprizuar një të sëmurë me kancer në shtëpinë e tij në Oxfordshire. Ish-futbollisti ndodhet në kara...

16:25

Ciara zbulon gjininë e bebit që pret (Video)

Ciara dhe partneri i saj Russel Wilson janë në pritje të bebushit numër tre. Çifti, do të bëhen prindër të një vogëlushi dhe lajmin e bënë publik në mënyrën më ...

15:35

Arrestohet personazhi i njohur i youtube

Vitaly është arrestuar pas një sulmi fizik të ushtruar në një grua. Ylli i Youtubes është arrestuar të dielën pasdite pasi sulmoi fizikisht një vrapues n...

14:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI