Flash

Aktorja i ndërron emrin të birit sepse tingëllonte si organ gjenital

Lapsi.al 15 April 2020
Aktorja i ndërron emrin të birit sepse tingëllonte si organ

Dëshira për një emër të veçantë ka bërë që një aktore e famshme të gabojë me zgjedhjen për vogëlushin e saj. Amy Schumer ka zbuluar se ajo ka ndryshuar emrin e djalit të saj pasi e kuptoi që tingëllonte si organ gjenital. Komediania priti fëmijën e saj të parë me burrin Chris Fisher më 5 maj 2019 dhe e quajti atë Gene Attell Fisher, emri i mesëm i zgjedhur në nder të mikut të saj të ngushtë dhe komikut Dave Attell, 55 vjeç, i cili luante me Amy-n në filmin Trainwreck.

Por ylli 38 vjeçar i filmave zbuloi këtë javë se çifti tani ka ndryshuar emrin e mesëm të Gene.

“A e dini ju që emri Gene i vogëlushit tonë është ndryshuar zyrtarisht? Tani quhet David Fischer. Ishte Gene Attell Fischer, por e kuptuam që pa dashje e kishin quajtur djalin Genital”, shpjegoi Amy.

Aktorja shpjegoi se emri i mesëm i babait të saj Gordon Schumer është gjithashtu David, kështu që emri sërish mbetet i veçantë.

Emri i parë i djalit të saj mendohet se ishte vendosur në nder të aktorit të ndjerë dhe komedianit Gene Wilder.

Amy dhe Chris u martuan në Malibu në shkurt 2018 dhe mirëpritën djalin e tyre vitin e kaluar.

Të këshilluara

Pas 1 viti, aktorja ndryshon emrin e djalit

Një vit pas lindjes së djalit, aktorja Amy Schumer vendosi t'ja ndryshojë emrin të birit sepse kuptoi që tingëllonte çuditshëm. Ajo dhe partneri i saj, Chris...

11:29

Bebe Rexha rrëfen histori nga e kaluara

Bebe Rexha është treguar gjithmonë e hapur me publikun. Ajo asnjëhe nuk e ka fshehur origjinën e saj shqiptare dhe shpesh tregon histori që lidhen me vendin to...

21:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI