Flash

Ironia/Rama u thotë të pasurve shisni jahtet, deputet e PS duan heqjen e TVSH për anijet e luksit

Lapsi.al 14 April 2020
Ironia/Rama u thotë të pasurve shisni jahtet, deputet e PS duan heqjen
Nuk kanë kaluar vetçse pak ditë kur në Open tek Eni Vasili, kryeministri përdori një zhargon që do ta kishin zili edhe radikalët më ekstremë të së majtës: “Shisni jahtet dhe vilat dhe paguani puntorët” iu drejtua ai me një gjuhë të ashpër biznesmenëve më të mëdhenj të vendit. [video width="320" height="174" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/04/bandicam-2020-04-10-09-52-07-215-1.mp4"][/video] [video width="320" height="174" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/04/bandicam-2020-04-10-09-57-29-914-1.mp4"][/video] Por në fakt në realitet ndodh ndryshe. Ai ka në plan ti lehtësojë ata që duan të blejnë jahte. Deputët socialistë kanë çuar në datën 10 prill në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që do të përjashtojë nga TVSH (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) importin e jahteve. Atë e ka bërë publik ish deputetja Jorida Tabaku e cila pasi vë në dukje këtë çmendur i qesharake shkruan në Facebook-un e saj: "Disa ditë pasi i detyroi bizneset e goditura të vendit të paguanin TVSH-në kokërr më kokërr, qeveria merr vendimin për të përjashtuar importuesit e jahteve. Me këtë akt qeveria e zgjidh fare lehtë qesen kur bëhet fjalë për blerësit e jahteve, ndërsa për 3 milionë shqiptarët nga të cilët mbi 500 mijë janë të punësuar në privat e njëjta qeveri nuk ka parà. Qartë e më qartë e ditë pas dite për 7 vjet me radhë , me çdo veprim dhe ligj të miratuar kjo qeveri dhe ky kryeministër tregojnë se janë thjesht dhe vetëm në shërbim të oligarkëve dhe jo të shqiptarëve". Lexoni më tej:

Analiza/ Rama kthen pllakën me të pasurit: “Shisni vilat dhe jahtet, paguani punëtorët”

Nuk dihet nëse kjo nismë është një relike e harruar e kohës kur qeveria e rilindjes mendonte si të ndihmonte me te dy duart lehtësimin e më të pasurve nga taksat, por një gjë është e sigurtë, dërgimi i tij tani në parlament, pikërisht në kohën kur Rama ka filluar të çirret live kundër biznesit të madh, është ironia më e madhe që mund ti bëhet propagandës së kryeministrit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama zbulon armikun për testimet e pakta

Kryeministri Rama ka vendosur të merret edhe njëherë me pikën më të nxehtë të krizës së koronavirusit: pa aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të kryer test...

15:57

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Me sytë katër

PAPARAZZI