Flash

Ricky Gervais: Nuk dua të dëgjoj ankesa nga ata që janë izoluar në shtëpia luksi

Lapsi.al 14 April 2020
Ricky Gervais: Nuk dua të dëgjoj ankesa nga ata që janë

Ricky Gervais ka kritikuar ata personazhe të famshme që ankohen se janë karantinuar në shtëpinë e tyre me pishinë, në një kohë që stafi shëndetësor i NHS rrezikon jetën për të luftuar me COVID-19. Gervais, 58 vjeç, tha që pasi të përfundojë kriza e koronavirusit, nuk dëshiron të dëgjojë më njerëzit që ankohen për gjendjen e mirëqenies ose infermierët, ndërsa shprehu mbështetjen e tij për punonjësit e kujdesit shëndetësor mbrëmjen e së enjtes.

“Bluzat e bardha po punojnë nga 14 orë në ditë dhe nuk po ankohen. Po rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjeve në mënyrë vetëmohuese. Por pastaj sheh ndonjë që ankohet se përse është izoluar në një vilë luksoze me pishinë. Dhe, sinqerisht, nuk dua të dëgjoj më nga këto”, u shpreh aktori.

Komentet e hidhura të komedianit vijnë pas një reagimi të këngëtarit Sam Smith, 27 vjeç, i cili kishte shpërthyer në lot në një foto të publikuar në Instagram, nga izolimi në shtëpinë e tij që kushton 12 milionë paund. Sam dukej se nuk po e përballonte mirë qëndrimin brenda shtëpisë në mes të pandemisë së koronavirusit.

Të këshilluara

One Direction, shpresa për rikthim grupi

Fansat e grupit “One Direction” po ëndërrojnë se rikthimi së bashku i grupit mund të ndodhë më shpejt se e kishin parashikuar. Fansat e ‘One Direction’ kanë...

12:24

Erion Isai, baba për herë të dytë

Erion Isai ka ndarë një lajm të bukur për emisionin “Rreze Dielli”. Nëpërmjet një lidhje “Skype” me programin televiziv, Isai bëri me dije se mes situatës së sh...

12:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI