Ajo ka njoftuar përmes një postimi në ‘Instagram’ se tashmë është në menaxhimin e kompanisë së famshme muzikore “Universal Music”, pjesë e së cilës janë shumë këngëtarë të njohur në botë. “2020 nuk dukej kurrë më e bukur”, shkruan Linda në postimin ku shfaqet pranë bashkëpunëtorëve të saj. Me sa duket, tashmë këngëtarja do të synojë suksesin ndërkombëtar.