Flash

Fotot e rralla/ Kufiri shqiptaro-jugosllav gjatë Luftës së Dytë Botërore

Lapsi.al 13 April 2020
Fotot e rralla/ Kufiri shqiptaro-jugosllav gjatë Luftës së

Këto foto që janë publikuar nga historiani dhe studiuesi Armand Plaka tregojnë kufirin shqiptaro-jugosllav, pak ditë para sulmit gjerman mbi Jugosllavinë në pranverën e vitit 1941. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtria gjermane ndërhyri në një lëvizje të koordinuar dhe të beftë më 6 prill 1941 në territorin e ish-Mbretërisë Jugosllave dhe në atë të ish-Mbretërisë së Greqisë, duke i pushtuar brenda një kohe shumë të shkurtër të dyja vendet.

Pas katastrofës italiane në sulmin ndaj Greqisë, ndërhyrja e trupave të Vehrmahtit shihej si vendimtare dhe në këtë sulm ajo u mbështet edhe nga aleatët e saj, Italia dhe Bullgaria. Trupat jugosllave kapitulluan më 17 prill, ndërsa ato greke pak ditë më vonë, më 23 prill 1941. Interesant është fakti se trupat italiane në veri të Shqipërisë, nuk u angazhuan direkt në sulmin ndaj Jugosllavisë dhe arritën ta kalonin më pas vijën e kufirit të pa shqetësuar pasi Jugosllavia e saj kohe kishte kapitulluar.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI