Flash

Forbes/ Shtetet që përballuan mirë Covid-19 kanë lidere gra

Lapsi.al 13 April 2020
Forbes/ Shtetet që përballuan mirë Covid-19 kanë lidere gra

Po kërkoni shembuj lidershipi në një krizë? Nga Islanda në Tajvan dhe nga Gjermania në Zelandën e Re, gratë po i tregojnë botës si duhet përballuar një situatë e paprecedentë si kjo. Në Finlandë, Islandë dhe Danimarkë, pandemia theksoi se gratë janë të afta të marrin frerët në dorë kur gjendja përkeqësohet. Bëhet fjalë për shtete të vogla ose ishuj, ose përjashtime të tjera, por Gjermania është ekonomi botërore që po ia del mbanë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është një ishull me rezultate krejt ndryshe. Këto lidere po i tregojnë botës se pushteti mund të përdoret edhe kështu. Çfarë duhet të mësojmë prej tyre?

Angela Merkel, Kancelarja e Gjermanisë, i foli popullit që në fillim të krizës dhe tha me qetësi se ky virus do të infektojë 70% prej tyre. “Është serioze,” tha ajo. “Merreni seriozisht.” Ngaqë ajo e mori situatën seriozisht, ashtu e morën edhe qytetarët. Gjermania i shmangu fazat e mohimit, inatit dhe paqartësisë që kaluan shtetet e tjera. Shifrat që po përjeton Gjermania janë ndjeshëm më të ulëta se të fqinjëve dhe sipas shenjave, do të zbusin masat e marra.

Tsai Ing-wen, liderja e Tajvanit, ishte ndër të parat që reagoi ndaj virusit. Në janar, kur sëmundja sapo kishte nisur përhapjen, ajo njoftoi vendosjen e 124 masave për të parandaluar infektimin dhe izolimin që u kthye në normalitet tjetërkund. Tani, ajo po dërgon 10 milionë maska në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. Ing-wen ia doli të reagonte ashtu si duhej dhe Tajvani regjistroi vetëm gjashtë të vdekur.

Jacinda Ardern e Zelandës së Re kufizoi lëvizjen që në fillim dhe u tregua mëse e qartë për sa i përket nivelit të emergjencës. Ajo i urdhëroi vizitorët të futeshin në karantinë para se të kthehej në normë për të tjerët dhe pak kohë më vonë, ndaloi hyrjen e të huajve. Deri në mes të prillit, janë regjistruar vetëm katër të vdekur dhe teksa shtetet e tjera po pakësojnë masat, Ardern po i shton duke detyruar gjithë zelandezët që kthehen në atdhe të karantinohen për 14 ditë.

Islanda, nën drejtimin e Kryeministres Katrín Jakobsdóttir, ofron analiza falas për të gjithë qytetarët dhe do të jenë të parët që analizojnë përhapjen dhe fatalitetin e virusit. Shumica e shteteve testojnë vetëm personat që shfaqin simptoma. Islanda po i teston të gjithë. Në raport me popullsinë, ishulli ka testuar pesë herë më shumë njerëz se Korea e Jugut dhe ka implementuar një sistem gjurmimi që nuk kërkon mbylljen e bizneseve apo shkollave.Anabel

Forbes

Të këshilluara

Bashkohen pas 19 vitesh JLo dhe Diddy

Jennifer Lopez dhe Diddy janë bashkuar përmes një kërcimi në mes të izolimit për shkak të coronavirusit. Kanë kaluar 19 vite prej se çifti u nda, ndërsa përm...

18:58

Demet Ozdemir i jep fund lidhjes

Demet Ozdemir është shumë e komentuar në mediat turke, sidomos për jetën e saj private. Gjatë xhirimeve të serialit “Një puthje në errësirë”, ajo u përfol për n...

17:20

Elgit Doda publikon këngën e re (Video)

Në kohën kur të gjithë po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, për t’u mbrojtur nga Covid-19 që ka mbërthyer të gjithë botën, kantautori Elgit Doda ka sjellë një ‘dh...

16:27

Forbes publikon listën e miliarderve

Forbes ka renditur të gjithë emrat e miliarderëve më të rinj në botë që i përkasin një grupmoshe nën 30 vjec. Pavarësisht se tregjet globale po bien për shkak t...

13:36

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI