Flash

Pronarja e lokalit në Amerikë, heq paratë nga muri për tua dhënë punëtorëve

Lapsi.al 11 April 2020
Pronarja e lokalit në Amerikë, heq paratë nga muri për tua

Ndërsa barët dhe restorantet në gjithë Amerikën po përballen me vështirësi financiare, për shkak koronavirusit, një pronare lokali në Xhorxhia gjeti një mënyrë për të ndihmuar punonjësit e saj.Jennifer Knox, e cila zotëron “Te Sand Bar” hoqi 3.714 dollarë të vendosura në muret e lokalit dhe ia dha punëtorëve të saj, të cilët ishin më në vështirësi.Knox ka punuar si banakier në The Sand Bar për shtatë vjet para se ta zotëronte atë, dhe tani drejton biznesin me nënën e saj.Paratë ishin mbledhur nga klientët e lokalit gjatë 15 viteve të fundit.Shumica e klientëve vinin nga jashtë për të bërë pushime në plazh. Ata shkruanin emrat në kartëmonedhat e dollarit dhe më pas i ngjisnin në murrët prej druri dhe në tavan.Knox tha për CNN se u deshën pesë vullnetarë dhe më shumë se tre ditë për të hequr me kujdes paratë.

“Disa nga paratë përfshinin valutë të huaja që klientët i kanë mbledhur në shtetet të ndryshme të botës”, tha ajo.

“Unë nuk mund të rri pa bërë asgjë. Unë do të bëj çfarë të mundem për njerëzit e mi”, u shpreh pronarja e lokalit.

Muret e lokalit që dikur ishin të mbushur plot, tani duken të zhveshur.Ajo shpreson se biznesi i saj do të rihapet përsëri pasi e gjithë kjo të ketë marrë fund. Ndërkohë Knox tha se do të vazhdojë të pranojë para për t’u dhënë punëtorëve të tjerë të shërbimit në vështirësi.

Të këshilluara

Pas Feros edhe Stresi kunja për Noizyn

Ditën e djeshme, Fero lançoi këngën e tij të re të titulluar “1 e keni”. Kënga e re ishte një diss i hapur kundër Noizy-t, ku përmendte bashkëpunimin e tij m...

16:31

Filmat që na kthejnë pas në kohë (Video)

Mund të keni parë çdo gjë gjatë ditëve të karantinës, por qëndrimi në shtëpi nuk shijon nëse nuk ktheheni në periudhën më të bukur, fëmijërinë! Filmat më poshtë...

16:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI