Ashtu si shumë fëmijë në botë, Princi Xhorxh, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, po kalojnë kohë në shtëpi 24 orë në 7 ditë të javës, me prindërit, për shkak të pandemisë.
"Kate pjek dhe dekoron ëmbëlsira me fëmijët në fundjavë për t'i argëtuar. Kuzhina është gjithmonë një rrëmujë e plotë deri në fund të punës, por është e gjitha pjesë e argëtimit. Kjo është mënyra se si Kate e sheh atë,"-tha një burim për Us Weekly. "Ata gjithashtu kënaqen teksa merren me kopshtin dhe mbjellin fara.”
Shpresojmë që Xhorxh dhe Charlotte do ta ndihmojnë nënën e tyre të bëjë një tortë për vëllain e vogël, i cili mbush dy vjeç në 23 prill dhe duhej që festa e ditëlindjes të anulohej. "Fatkeqësisht, Kate u desh të hiqte dorë nga festa e ditëlindjes së Louis për shkak të pandemisë COVID-19, por festimet nuk janë anuluar plotësisht," tha një burim gjithashtu për Us Weekly. "Ata do të bëjnë diçka më të vogël vetëm me familjen."
“Kate është mirënjohëse që fëmijët shkojnë kaq mirë me njëri-tjetrin. George ka ndihmuar Charlotte me gjimnastikën dhe ata kalojnë shumë orë duke praktikuar së bashku lëvizje të ndryshme. Louis përpiqet të marrë pjesë gjithashtu!”- tha burimi.
Princi William me sa duket është ka detyrën e babit. "Kate është kryesisht përgjegjëse për shkollimin në shtëpi dhe kohën e lojërave, por William është gjithashtu shumë i përfshirë," tha një burim tjetër. "Ai u mëson atyre mësimet dhe organizon lojëra."