Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Melike Ipek Yalova tregon si fitoi rolin në serialin më të ndjekur turk

Lapsi.al 10 April 2020
Melike Ipek Yalova tregon si fitoi rolin në serialin më të

Aktorja turke Melike Ipek Yalova rolin e saj të parë e luajti në serialin “Sulejmani i madhërishëm” i cili po transmetohet aktualisht në TV Klan.

Me rolin e Princeshës Izabela, aktorja arriti të bëhej e famshme menjëherë edhe pse nuk kishte eksperiencë në aktrim. Në një intervistë, ajo ka treguar se propozimi për të luajtur në serial ka ardhur shumë rastësisht, madje mund të themi se është një histori interesante.

“Do habiteni, por mua më propozuan të luaja në serialin “Sulejmani i madhërishëm” teksa po haja një drekë me peshk. Fillimisht unë i kisha kërkuar një mikut tim producent të më gjente një rol të vogël në ndonjë serial. Ai më tha se gjërat nuk funksionojnë kështu dhe do ta mendonte. Mendova se mbaroi me kaq. Një ditë me një mikeshën time shkuam të hamë peshk në një restorant pranë detit. Unë në fakt nuk kisha ngrënë kurrë peshk në jetën time. As mikesha ime nuk e pëlqente. Por atë ditë thamë “Hajde të hamë shëndetshëm sot”. Në tavolinën ngjitur nesh ishte producentja Nermin Eroglu. Ajo më dha kartvizitën e saj dhe më tha:  “Nuk e di çfarë pune bën, por unë jam producentja e Sulejmanit të Madhërishëm”. Më vonë e telefonova dhe shkova në xhirime. Edhe pse ajo më pëlqeu, kishte dyshime nëse mund ta bëja këtë punë. Xhiruam një skenë të shkurtër dhe më pas takova producentët e tjerë. Pasi ata thanë në rregull, mora rolin. Nëse e do diçka shumë, Zoti ta jep!

Nuk e mendoja se do të arrija deri këtu. Kur i kërkova mikut tim të më gjente një rol, po pretendoja diçka të vogël, por arrita më shumë se kaq”-tregoi aktorja.

Të këshilluara

Rita Ora tregon paragjykimet në emigrim

Këngëtarja ka dhënë një intervistë për Vogue Arabia për atë se si ishte përvoja e saj kur familja e saj shkojë në Londër dhe filluan një jetë të re pasi lindjes...

11:03

Teatri Kombëtar kalon programacionin online

Në ditë të tilla, ndjekja e një shfaqjeje në teatër ngjan një çmenduri. Prandaj, Teatri Kombëtar bëri të vetmen zgjedhje të zgjuar: E kaloi programacionin onlin...

21:14

Nur Fettahoglu: Do doja të kisha 5 fëmijë

Aktorja Nur Fettahoglu njihet tashmë nga të gjithë prej roleve në serialet shumë të ndjekur, “Sulejmani i madhërishëm” në rolin e sulltaneshës Mahidevran dh...

18:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI