Flash

Bilanc tragjik edhe në SHBA, 15 mijë të vdekur nga koronavirusi

Lapsi.al 10 April 2020
Bilanc tragjik edhe në SHBA, 15 mijë të vdekur nga koronavirusi

Ende vendi më i goditur nga koronavirusi i ri në botë, me më shumë se 454 500 raste, SHBA regjistroi sot mbi 14 820 vdekje. Në total, 24 223 persona janë shëruar nga pandemia. Shteti amerikan i Nju Jorkut vazhdon të jetë epiqendra, me më shumë se 6 200 vdekje në total.

“Kjo do të jetë java më e vështirë dhe më e trishtueshme e jetës së shumicës së amerikanëve. Ky do të jetë momenti ynë Pearl Harbour dhe momenti ynë 9/11, vetëm se nuk do të lokalizohet, do të ndodhë në të gjithë vend”, tha Trump për “Fox News” të dielën.

Në total, 1,5 milionë njerëz janë infektuar nga COVID-19 në botë, që kur u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar. Numri global i vdekjeve po i afrohet 95 000, ndërsa rreth 351 000 persona janë të shëruar.

Të këshilluara

908 të vdekur nga koronavirusi në Turqi

Turqia konfirmoi 96 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Me shifrat e reja, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi, shkon në 908. Numri i ...

10:12

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI