Flash

Analiza/ Rama kthen pllakën me të pasurit: "Shisni vilat dhe jahtet, paguani punëtorët"

Lapsi.al 10 April 2020
Analiza/ Rama kthen pllakën me të pasurit: "Shisni vilat dhe
Edi Rama nuk po di ç'të bëjë me të pasurit e tij. I akuzuar prej shtatë vitesh se qëndron në pushtet vetëm për të mbrojtur interesat e tyre, kryeministri me sa duket e ka kuptuar, se në këtë kohë, kur varfëris po kanos të shndërrohet në kërcënim për jetën, ai nuk mund të mbajë më këtë imazh. Dhe të enjten në mbreëmje, në Open tek Eni Vasili, kryeministri përdori një zhargon që do ta kishin zili edhe radikalët më ekstremë të së majtës: "Shisni jahtet dhe vilat e treta dhe paguani puntorët" iu drejtua ai me një gjuhë të ashpër biznesmenëve më të mëdhenj të vendit (video poshte). [video width="320" height="174" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/04/bandicam-2020-04-10-09-57-29-914-1.mp4"][/video] Por, nervi i Ramës nuk shfaqej vetëm në thirrjen për të shitur pasurite e tyre të luksit. Nervozizmi i tij vërehej në fjalorin e përdorur duke e i etektuar si "Këta" ose "Këtyre" oligarkët pranë tij, me të njëjtën gjuhë që ai përdor edhe për mediat e kazanit dhe makinerinë e baltës së opozitës. Ai ka quajtur kërkesa absurde në këtë kohë lufte ato të biznesit të madh për të mos paguar energjinë elektrike apo TVSH në në këtë kohë. "Ju nuk mund të suleni mbi arkën e shtetit për të marrë fitimin e munguar, ju nuk do të fitoni por do të humbni nga lufta" i është drejtuar ai më të pasurve të këtij vendi. "Fatura e dëmshpërblimit të këtyre është sa buxheti i gjithë pensioneve" ka shtuar ai. Në stilin e vet të njohur për të kundërvënë grupime shqiptarësh përballë njëri tjetrit kryeministri tha ne në fokusin e tij janë të varfrit që mezi sigurojnë një rrogë dhe jo të pasurit (video poshtë) [video width="320" height="174" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/04/bandicam-2020-04-10-09-52-07-215-1.mp4"][/video] Por pasi konstaton këtë ndryshim radikal gjuhe dhe qëndrimesh natyrshëm lind pyetja: Pse ky transformim? E vërteta është se, që më parë, Edi Rama e kishte vërejtur se pasi i ka joshur oligarkët pranë vetes me koncesione e tendera pa garë, pasi i kishte falur atyre mbi 100 milionë euro me përgjysmimin e tatimit mbi dividentin (linku poshtë), me qeverisjen e tij ai po e shpinte vendin drejt një konflikti mes të pasurve dhe të varfërve.

Denoncimi i fortë i Metës/ Si ndau Rama 100 milionë euro me oligarkët

Si pasoj e kësaj muajt e fundit edhe pa ndodhur kriza e kovidit janë shtuar shumë jo vetëm nga opozitarët por edhe nga grupime radikale thirrjet për bojkotimin e produkteve të oligarkëve, si shenja me dukshme e këtij konflikti që po ravijëzohet në shoqëri. Duke nuhatur këtë, kryeministri i thirri në tetor të vitit të shkuar 200 më të pasurit e vendit, për të thënë se ata duhet të silleshin në mënyrë më njerëzore ndaj kësaj klime që po krijohej kundër tyre.

Rama i shqetësuar: Po shtohen thirrjet për djegjen e bizneseve dhe shtëpive të “oligarkëve të urryerr”

“Ju i keni dëgjuar ftesat për të djegur ndërmarrjet tuaja, bankat, bëhen ftesa për ti’u turrur shtëpive tuaja” u tha Rama biznesmenëve në 4 tetor. Ai iu propozoi atyre që të bëheshin lokomotiva morale të shoqërisë duke investuar nga paratë e tyre për më të pamundurit dhe më të vobektët duke "dhuruar" 2% të dividentit që ndajnë në fund të vitit për qëllime bamirësie (video e fjalimit në linkun poshtë). Andi Bushati:Rama, kirurgu estetik i oligarkëve
Me sa duket edhe lideri i së majtës shqiptare e ka kuptuar se në sistemin ku jetojmë kapitali është i prirur vetëm të zgjerohet dhe nuk ka pikë ndjeshmërie për uljen e pabarazive apo zbutjen e varfërisë. E duke qenë se kriza ekonomike pas pandemisë pritet të jetë e fortë dhe rrezikon të shoqërohet edhe me tensione sociale, në vend të karrrotës që u ofroi në tetor, kryeministri ka vendosur ti tregojë të pasurve shkopin.
Vetëm kështu mund të shpjegohet gjuha e tij e ashpër ndaj tyre në open. Vetëm kështu ka sens thirrja e tij se para tyre duhen ndihmuar të varfërit. Vetëm kështu merr kuptim thirrja prej militanti të ekstremit të majtë: "Shisni vilat dhe jahtet dhe paguani punëtorët".
©Lapsi.al      

Të këshilluara

Rama zbulon armikun për testimet e pakta

Kryeministri Rama ka vendosur të merret edhe njëherë me pikën më të nxehtë të krizës së koronavirusit: pa aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të kryer test...

15:57

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Me sytë katër

PAPARAZZI