Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Studimi i Kembrixh/ Koronavirusi plasi që në shtator 2019, sot ka 3 lloje të tij

Lapsi.al 9 April 2020
Studimi i Kembrixh/ Koronavirusi plasi që në shtator 2019, sot ka 3

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ekzistojnë 3 lloje të mëdha të koronavirusit që po infekton njerëzit në të gjithë botën. Kjo hartë gjenetike e koronavirusit u hartua me kampionë të marrë nga 24 dhjetori deri në 4 mars ku u zbuluan 3 variante të dallueshme, por të lidhura ngushtë me njëra - tjetrën.

Janë studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit që zbuluan se virusi që tani gjendet në Wuhan, Kinë dhe Azinë Lindore (e konsideruar si pika zero për shpërthimin) nuk është virusi origjinal. Në këto vende shihet virusi i tipit B që e ka burimin nga virusi origjinal SARS-CoV-2 i cili kaloi te njerëzit nga lakuriqët përmes pangolinëve.

Tipi A i virusit është tashmë më i përhapuri në Amerikë dhe Australi. Një variant tjetër, i quajtur tipi C, e ka origjinën nga tipi B i Wuhanit, dhe u përhap në Evropë përmes Singaporit. Shkencëtarët besojnë se virusi mund të jetë vazhdimisht duke pësuar mutacione për të kapërcyer nivele të ndryshme të rezistencës së sistemit imunitar në popullata të ndryshme.

Pictured, a breakdown of the different coronavirus genomes and to which of the three major group they belong to. The lines indicate a rough split between the type. The larger the circle, the higher the amount of cases

Dr. Peter Forster, një bashkëpunëtor i Institutit të Kërkimeve Arkeologjike në Kembrixh i tha “Daily Mail” se ekipi i tij filloi të gjurmonte evolucionin e virusit në shkurt, pasi u bë e dukshme se përhapja ndërkombëtare ishte e pashmangshme. Në total u studiuan 160 gjenomë të virusit. Këto përmbajnë mostra prej rasteve të para në Evropë dhe Amerikë.

"Shumica e rasteve në Wuhan janë të tipit B ndërsa një lloj C i rrjedhur më vonë u shfaq dhe u përhap fillimisht përmes Singaporit në Europë. Tipi A është më i afërti me atë që gjendet te lakuriqët dhe pangolina dhe konsiderohet të jetë rrënja e shpërthimit të pandemisë. Ajo u gjet në Wuhan, por nuk ishte varianti më mbizotërues i qytetit” – tha Foster.

Methods used to trace the prehistoric migration of ancient humans was adapted to track the spread of the SARS-CoV-2 virus, which causes COVID-19

Dr Forster thotë se koronavirusi pësoi mutacion nga lloji A në B dhe në formën B, ai është më komod në sistemet imunitare të njerëzve në vendet e Azisë Lindore.

“Por, në Evropë ose Australi historia e imunitetit ndryshon për shkak të ekspozimit ndaj sëmundjeve të ndryshme me kalimin e kohës. Tipi B i virusit mund të mos lulëzojë jashtë Azisë Lindore dhe ka mundësi që ai ka pësuar mutacion për të mbijetuar në popullata të ndryshme. Tani jemi duke analizuar 1 000 gjenome të tjera SARS-CoV-2 për të konfirmuar këtë pasi shkalla e mutacionit duket se rritet jashtë Kinës" – shtron Foster.

Varianti C ka rrjedhur nga tipi B dhe është lloji kryesor i virusit në Europë dhe që gjendet tek pacientët e parë në Francë, Itali, Suedi dhe Angli. Studimi i Dr Forster nuk është botuar ende, por si sugjeron se infeksioni i parë dhe përhapja mes njerëzve të COVID-19 ndodhi në mes të shtatorit dhe fillim të dhjetorit. Shkencëtarët argumentojnë se këto metoda mund të ndihmojnë në parashikimin e pikave të nxehta globale në të ardhmen të transmetimit dhe rritjes së sëmundjeve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama zbulon armikun për testimet e pakta

Kryeministri Rama ka vendosur të merret edhe njëherë me pikën më të nxehtë të krizës së koronavirusit: pa aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të kryer test...

15:57

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI