Flash

Pasi u shërua, Pink flet si i mbijetoi sëmundjes

Lapsi.al 9 April 2020
Pasi u shërua, Pink flet si i mbijetoi sëmundjes

Pink dhe djali i saj ia kanë dalë që të shërohen nga sëmundja e koronavirusit.

Pink ka zbuluar publikisht se si i mbijetuan një prej kapitujve më të frikshëm të jetës.

Në një intervistë për “The Ellen DeGeneres Show”, këngëtarja zbuloi se gjërat u përkeqësuan kur djali po ankohej për dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje. Të dyja janë shenja të sëmundjes Covid-19.

“Ishte 18, 19 dhe 20 mars kur djali kishte temperaturë. Unë u zgjova një nga këto netë në mes të natës dhe nuk merrja dot frymë. Për herë të parë kisha nevojë për nebulizer (pajisje që ndihmon për të marrë frymë). Kisha një dhimbje në kraharor. U tremba shumë. Mendova do shkojmë në spital, por çfarë do bëjmë më pas? Kjo është padyshim gjëja më e frikshme që kam përjetuar në jetë”, tregoi Pink.

Fatmirësisht, ajo dhe djali Jameson janë testuar sërish dhe rezultatet kanë dalë negative.

Pas shërimit, Pink vendosi të dhurojë 1 milion dollarë për lehtësimin e koronavirusit duke falënderuar ekipin mjekësor që është në vijën e parë të luftës

Të këshilluara

Publikohen detaje nga dasma private e Gold Ag

Gold AG i ka dhënë fund beqarisë. Ai u martua në fshehtësi të plotë më 5 mars dhe lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram. Ai një publikoi...

14:29

Profesionet e aktorëve turq përpara famës

Sot i shohim në filma e seriale shumë të suksesshëm turq dhe me rolet e tyre kanë fituar dashurinë e publikut, por jo të gjithë e kanë nisur karrierën e tyre në...

13:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI