Flash

Si e nxorri Ogerta bllof, gënjeshtrën e Ramës për 2 mijë teste në ditë (Video)

Lapsi.al 8 April 2020
Si e nxorri Ogerta bllof, gënjeshtrën e Ramës për 2
Aq të pakoordinuar janë "gjeneralët" tanë në luftën kundër Covid -19, sa mjafton një intervistë për të nxjerrë bllof njëri tjetrin. Kjo ka ndodhur dje në një intervistë të ministres Ogerta Manastirliu, e cila pasi u presionua nga gazetari Blendi Fevziu, u detyrua të nxjerrë atë që deri më tani ruhej me vlerën e një sekreti shtetëror: numrin e testeve që ka gjendje vendi. Pasi përmendi një numër të konsiderueshëm të atyre që pritet të importohen, ministrja tha se gjendja aktuale është 2 mijë teste. Lexo me tej:

Më në fund/ Ministrja Manastirliu tregon sa teste për Covid ka sot Shqipëria

Por, e keqja është se i përfshirë në debatin publik, kryeministri pati shkruar se sistemi ynë është i aftë të bëjë 2 mijë teste vetëm në një ditë. Pavarësisht se kjo është një shifër e ekzagjeruar dhe se vetë specialistët kanë thënë se maksimumi mund të arrijë deri në 500 (shiko videon poshtë), ajo ku kryeministri del bllof është diçka tjetër: Sipas Ramës, vetëm në një ditë mund të shpenzohet i gjithë stoku që ka gjendje vendi. Po të nesërmen? Po të pasnesërmen? Andi Bushati: Solidaritet, jo lojë me mjekët Fakti se Shqipëria ka numrin më të vogël të testimeve në rajon, duke mos qenë në gjendje të plotësojë direktivën e OKB-së, është bërë pjesë e debatit publik. Por qeveria e ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se strategjinë e testimit e vendosin mjekët dhe se është zgjedhje e tyre që të bëjnë një numër kaq të vogël testesh. Madje kryeministri përdori edhe komitetin teknik për ta përforcuar këtë shfajësim të tij politik. Rama përdor komitetin e ekspertëve për luftën kundër opozitës Por, deklarata në Opinion e ministres Manastirliu, që pranoi se gjithsej kemi 2 mijë teste, pra aq sa Rama thoshte se ishim në gjendje të bënim brenda ditës, e nxorri bllof këtë mashtrim. Kjo shpjegon edhe se përse qeveria dhe zyrtarët burokratë të mjeksisë bënin lojra fjalësh dhe refuzonin të flisnin për numra. Një herë që e bënë, u ngatërruan me këmbët e tyre. Deklarata për testimet/ Ogerta Manastirliu kapërcen çdo limit, i merr shqiptarët për idiotë ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama zbulon armikun për testimet e pakta

Kryeministri Rama ka vendosur të merret edhe njëherë me pikën më të nxehtë të krizës së koronavirusit: pa aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të kryer test...

15:57

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI