Flash

Kledi Bahiti dhe e dashura e tij konfirmojnë se do të bëhen prindër

Lapsi.al 8 April 2020
Kledi Bahiti dhe e dashura e tij konfirmojnë se do të bëhen

Kompozitori i njohur Kledi Bahiti është në një histori dashurie me gazetaren dhe moderatoren e sportit në rrjetin e RTSH, Pejana Elezi.

Lajmi u bë publik prej fillimit të marsit, kur u vu rë se bukuroshja bionde nga Tirana, kishte vendosur edhe si foto profili foton krah kompozitorit të njohur.

Por ky lajm u shoqërua me një tjetër akoma më të bukur për çiftin, i cili është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë.

Dhe ja së fundi përmes një fotoje, Pejana ka zbuluar barkun e rrumbullaksour duke konfirmuar zërat për shtatzëninë. Ajo ka thënë disa fjalë zemre për ditëlinjen e Kledit, dhe krijimin e familjes së tyre që do të rritet me ardhjen në jetë të bebushit të vogël.

“Deri para disa kohësh, dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por prej pak muajsh mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje. Gëzuar ditëlindjen ty që së bashku me mua vendosëm të merrnim një hap kaq të madh, sa të nisnim krijimin e familjes tonë. Gëzuar ditëlindjen ty, njeriut që më dha frymë nga fryma e tij, atëherë kur më shumë kisha nevojë. Kled, ty sepse askush tjetër nuk është si ti. Të premtoj që do jem krah teje deri në fund të udhëtimit. Të duam shumë.”

Ende nuk e dimë gjininë e bebushit që po presin Pejana dhe Kledi, por shpresojmë ta ndajnë me fansat këtë lajm së shpejti!

Të këshilluara

16 propozimet për martesë të Kenan Dogulu

Historia e dashurisë së aktores Beren Saat me këngëtarin Kenan Dogulu vazhdon të jetë shumë e komentuar në mediat turke. Çifti vitin e kaluar pësuan një kriz...

12:47

Platforma Quibi, filmat që ofron

Quibi, frymëzuar nga togfjalëshi “quick bites” (kafshata të vogla), është një aplikacion si puna e Netflix që prodhon dhe publikon seriale të shkurtra. Kateg...

19:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI