Flash

Dj Sardi, së shpejti me një koncert recital

Lapsi.al 8 April 2020
Dj Sardi, së shpejti me një koncert recital

Dj Sardi, në një lidhje direkte ditën e sotme në emisionin “Rreze Dielli” me gazetaren Suada Daci ka treguar për planet që koronavirus i preu në mes.

Sardi zbulon se shumë shpejt do të vijë një koncert recital në bashkëpunim me orkestrën e RTSH me këngët e babait të tij, kompozitorit Flamur Shehu.

‘E kam menduar rikthimin e këngëve të babait, por në një version tjetër, sepse në diskoteka është e vështirë të luhen dhe zakonisht nëse luhen duhet të luhet origjinalja. Por kam menduar një projekt, po themi së bashku me orkestrën e RTSH dhe operën për një koncert recital me operan më vonë besoj, pasi të bëhen përgatitjet, me të gjitha këngët që kanë fituar në festivale, që janë goxha”, sqaron Sardi.

Flamur Shehu është autor këngësh shumë i njohur. Shehu ka bashkëpunuar me disa nga këngëtarët më të njohur, si: Ema Qazimi, Bashkim Alibali, Anita Bitri, Myfarete Laze, Parashqevi Simaku, Nertila Koka, Luan Zhegu, motrat Libohova, Aurela Gaçe, Kozma Dushi, Aleksandër Gjoka etj, deri te më të rinjtë, si Ledina Çelo. Në arkivin e tij numëron mbi 500 këngë, një shifër shumë domethënëse. Ka dy çmime të para (një në Festivalet e RTSH, dhe një në Koncertet e Pranverës) dhe 17 çmime të para dhe të dyta të shtrira në kohë.

Të këshilluara

Aktori turk i jep fund lidhjes 7-vjeçare

Aktori i njohur turk, Kutzi i ka dhënë fund lidhjes së tij pas 7 vitesh. Lajmin e ka bërë të ditur ish-partnerja e tij, Feyza Çipa nëpërmjet një postimi në rrj...

16:42

Lirohet nga burgu Ronaldinho

Ronaldinho është liruar nga një burg i sigurisë së lartë në Paraguai pas 32 ditësh që nga arrestimi. Ish-futbollisti i njohur është vendosur në arrest shtëpiak...

15:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI