Flash

Rama zbulon armikun për testimet e pakta

Lapsi.al 7 April 2020
Rama zbulon armikun për testimet e pakta
Kryeministri Rama ka vendosur të merret edhe njëherë me pikën më të nxehtë të krizës së koronavirusit: pa aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të kryer testim masiv sipas rekomandimeve të organizatës botërore të shëndetësisë dhe eksperiencave të vendeve më të suksesshmë si Koreja e Jugut apo Gjermania. Dhe sipas logjikës së tij të komunikimit për të gjetur gjithmonë një armik ai ka vendosur ti përgjigjet opozitës dhe jo shqiptarëve që i kanë sytë hapur për të ndjekur eksperiencat më të mira botërore. Lexo më tej: Andi Bushati: Solidaritet, jo lojë me mjekët ‘A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot. PIKË!’, shkruajti kryeministri Edi Rama në Twitter. Natyrisht, të gjithë e dinë se kujt i bëhen testet, se cilët janë të dyshuarit që gjurmohen, apo si ndiqen presonat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit nuk e vendos qeveria por specialistët. Por ajo ku kryeministri bllofon është tjetër gjë: se mjekët dhe specialistët që merren me Covid - 19, i vendosin stratrgjitë e tyre në bazë të mundësive materiale dhe financiare që kanë në dispozicion. Ata nuk pyesin qeverinë se kë të testojnë, por ata testojnë aq persona sa u jep mundësi qeveria. Pikërisht për këtë Shqipëria është vedndi që kryen më pak teste në të gjithë rajonin. Pikërisht për këtë sasia e testeve që ka sot vendi mbahet sekret. Pikërisht për këtë ne nuk i përgjigjemi dot apellit të OBSH për sa më shumë testim të popullatës.

Deklarata për testimet/ Ogerta Manastirliu kapërcen çdo limit, i merr shqiptarët për idiotë

Por për të mos i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve kryeministri bën sikur replikon me armikun e tij të dashur. duke treguar me gisht opozitën. Ai hyn në një konfrontim fallco dhe shterpë, sikur dikush e akuzon se vendos ai për testimet. Jo qeveria vendos vetëm për mundësintë e pamjaftueshme që i ka dhënë mjekëve. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI