Flash

Platforma Quibi, filmat që ofron

Lapsi.al 7 April 2020
Platforma Quibi, filmat që ofron

Quibi, frymëzuar nga togfjalëshi “quick bites” (kafshata të vogla), është një aplikacion si puna e Netflix që prodhon dhe publikon seriale të shkurtra.

Kategoria më e famshme është “Movies in chapters” që ndan histori dramatike në episode 7-9 minutëshe. Porsi Netflix, Quibi – që i ofron falas 90 ditët e para –  ka një serial për këdo. Kushton thuajse 5 dollarë në muaj me reklama dhe 8 pa.

Çfarë ia vlen të shihet në Quibi:

“Most Dangerous Game

Liam Hemsworth luan rolin e një atleti me një sëmundje të pashërueshme dhe Christoph Ëaltz e rekruton të bëhet preja e disa lojtarëve të panjohur. Sa më gjatë të mbijetojë, aq më shumë para fiton për familjen.

Chrissy’s Court

Chrissy Teigen bën si gjykatëse dhe zgjidh konflikte minimale mes njerëzve. E ëma shërben si oficere e sallës së gjyqit. Chrissy është argëtuese dhe emisioni kërkon vetëm dy neurone për t’u parë.

“Thanks a Million”

Njerëz të famshëm i dhurojnë 100 mijë dollarë dikujt që e konsiderojnë të denjë me të vetmin kusht që gjysmën e asaj shume, duhet t’ia dhurojnë dikujt tjetër.

“Survive”

Sophie Turner luan rolin e një gruaje me tendenca vetëvrasëse, pasagjere në një avion që përplaset në mes të hiçit. Ajo dhe një tjetër i mbijetuar duhet të mbijetojnë, por sigurisht, nëse ia ka vërtet qejfi të mbijetojë.

Të këshilluara

Lady Gaga do të mbaj një koncert virtual

Një koncert i madh virtual për të mbështetur punonjësit e sistemit shëndetësor në vijën e parë të betejës kundër koronavirusit. Është ky projekti i fundit i ...

18:45

Masat e reja të Whatsapp

WhatsApp ka vendosur një kufizim përsa i përket përcjelljes së mesazheve midis përdoruesve, një mënyrë kjo për të luftuar lajmet e rreme. Aplikacion...

17:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI