Flash

Masat e reja të Whatsapp

Lapsi.al 7 April 2020
Masat e reja të Whatsapp

WhatsApp ka vendosur një kufizim përsa i përket përcjelljes së mesazheve midis përdoruesve, një mënyrë kjo për të luftuar lajmet e rreme. Aplikacioni, në pronësi të Facebook, do të kufizojë mesazhet që dërgohen në shumë përdorues (forward).

Nëse një përdorues merr një mesazh forwarded – i cili është përcjellë më shumë se pesë herë në platformë – do të jetë në gjendje ta dërgojë mesazhin vetëm te një person. Ky ndryshim sigurisht që nuk parandalon plotësisht përhapjen e informacioneve të rreme, sepse mesazhi mund të kalojë gjithsesi nga njëri përdorues të tjeri, megjithëse nga ana tjetër kufizohet dukshëm përhapja e tyre. WhatsApp ka një përmbajtje të vazhdueshme të informacioneve të rreme, të cilat zakonisht vijnë si mesazhe zanore ose tekst. Përgjithësisht thuhet se informacioni është i saktë dhe është marrë nga dikush që punon në qeveri ose në organe të larta. Zakonisht supozohet që burimi është një i/e afërm/e dhe pretendohet se është i sigurt.

Për shkak se mesazhet në WhatsApp janë të koduara, pra lejohet të shihen vetëm nga dërguesi dhe marrësi, zyrtarët e shëndetit publik si edhe autoritetet e policisë e kanë të vështirë të gjurmojnë përhapjen. WhatsApp në vetveve nuk monitoron rrjedhën e mesazheve në platformë.

Të këshilluara

Covid 19, reperi kërkon lirimin nga burgu

Rep-artisti kërkon të mbaj burgun në shtëpi shkak i koronavirusit. YNW Melly po lut gjyqtarët ta lëshojnë atë në arrest shtëpiak, për arsye se është në prag ...

11:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI