Flash

Liam Hemsworth tregon si e përballoi ndarjen nga Miley

Lapsi.al 7 April 2020
Liam Hemsworth tregon si e përballoi ndarjen nga Miley

Pas divorcit nga Miley Cyrus, Liam Hemsworth u përqëndrua te fitnesi.

Aktori 30-vjeçar foli për Men’s Health Australia dhe tha se ardhja në formë për thrillerin “Most Dangerous Game” e shpërqëndroi nga problemet personale. “Këto gjashtë muajt e fundit, të them të drejtën, më kanë mbajtur të balancuar dhe me kokën drejt vetëm ushtrimet fizike,” u shpreh ai.

Hemsworth punësoi Jason Walsh si trajner personal. Walsh nga ana tjetër, mendon se meritat për fizikun e jashtëzakonshëm të Liam i takojnë lumturisë që zbuloi së fundi. “Trupi i tij reagon shumë mirë kur nuk ka probleme personale,” tha Walsh për revistën. “U bë kohë pa e parë kaq të lumtur. Përfituam nga ky fakt.” Liam, i cili u nda nga miley në gusht të 2019-s, ka gjetur lumturinë në krahët e Gabriella Brooks. Gjithashtu në dietën e re ushqimore që nuk është vegane.

“Dy vitet e para të veganizmit ndihesha shumë mirë,” shpjegoi Hemsworth. “Kisha energji. Trupin e ndjeja të fortë, gjithçka ishte në rregull.”Por në fillim të 2019-s, diçka ndryshoi.

“Shkurtin e kaluar, nisa të ndihesha i përgjumur dhe i lodhur,” tha ai. “Pastaj më doli një gur në veshka.” Problemet shëndetësore e detyruan të rivlerësonte dietën ushqimore dhe të hiqte dorë nga alkooli për gjashtë muaj.

“Dua të jem gjithmonë i shëndetshëm,” shtoi ai. “Dua të jem i shëndoshë mendërisht dhe fizikisht.”

Të këshilluara

Lady Gaga do të mbaj një koncert virtual

Një koncert i madh virtual për të mbështetur punonjësit e sistemit shëndetësor në vijën e parë të betejës kundër koronavirusit. Është ky projekti i fundit i ...

18:45

Masat e reja të Whatsapp

WhatsApp ka vendosur një kufizim përsa i përket përcjelljes së mesazheve midis përdoruesve, një mënyrë kjo për të luftuar lajmet e rreme. Aplikacion...

17:05

Covid 19, reperi kërkon lirimin nga burgu

Rep-artisti kërkon të mbaj burgun në shtëpi shkak i koronavirusit. YNW Melly po lut gjyqtarët ta lëshojnë atë në arrest shtëpiak, për arsye se është në prag ...

11:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI