Flash

Jennifer Lopez: Çfarë pritet të ndodhë me dasmën time

Lapsi.al 7 April 2020
Jennifer Lopez: Çfarë pritet të ndodhë me dasmën time

Ajo kishte vendosur të lidhte kurorë me të fejuarin e saj Alex Rodriguez këtë vit.

Por Jennifer Lopez ka zbuluar se dita e dasmës së çiftit është prekur nga pandemia e koronavirusit, gjatë emisionit Ellen DeGeneres Show të martën, në transmetim nga shtëpia.

Ylli i filmit “Hustlers”, 50 vjeç, pranoi se ata nuk kanë caktuar një datë për ditën e tyre të veçantë për shkak të pasigurisë aktuale globale në lidhje me pandeminë.

“Në fakt, ndikoi paksa, kështu që ne do të shohim se çfarë do të ndodhë tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë tani, sa i përket datave apo ndonjë gjëje të tillë”, u shpreh JLo.

Ellen gjithashtu e pyeti se si JLo dhe Alex po kujdesen për fëmijët e tyre që po mësojnë online. Alex ka dy vajza nga një lidhje e kaluar Natasha, 15, dhe Ella, 11, ndërsa Jennifer është nënë e binjakëve Emme dhe Maximilian, 12 vjeç.

“Unë i ndihmoj për detyrat e shtëpisë”, rrëfeu nëna e dy fëmijëve gjatë intervistës që u regjistrua jashtë shtëpisë së saj në Miami, aty po kalon ditët e karantinës.

Të këshilluara

Covid 19, reperi kërkon lirimin nga burgu

Rep-artisti kërkon të mbaj burgun në shtëpi shkak i koronavirusit. YNW Melly po lut gjyqtarët ta lëshojnë atë në arrest shtëpiak, për arsye se është në prag ...

11:59

Largohet aktorja nga seriali ‘Rejan’

Aktorja e cila luante rolin e Elifit në serialin “Rejan”, duket se ka patur arsye të fortë për t’a lënë në mes rrugëtimin e saj në këtë serial. Nuk është ven...

16:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI