Flash

Ilaçi i mrekullisë? Dyshimet se pse Trump po reklamon hidroksiklorinën

Lapsi.al 7 April 2020
Ilaçi i mrekullisë? Dyshimet se pse Trump po reklamon
Sa herë që Donald Trump hedh ndonjë nga hapat e tij kontroversë, reagimet e forta nuk mungojnë. Kështu ndodhi edhe pasi presidenti njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë blerë pothuajse 30 milion doza hidroksilklorinë për trajtimin e COVID-19. “Kemi blerë një sasi masive prej 29 milion dozash. Ato po vijnë nga të gjithë laboratorët, tani po e prodhojmë këtu, pasi në rast se funksionon, ne duam ta kemi”, tha presidenti. Hidroksiklorokina, e njohur me emrin kikina, që përdoret për të trajtuar malarien, lupusin dhe artritin po kor një sukses të madh në kurat që profesori francez Didier Rault po bën në spitalin e tij në Marsejë. Profesor Rault e rekomandon atë në fazën e parë të sëmundjes, për të ulur ngarkesën virale dhe për të mos i lejuar pacientët të rëndohen dhe të shkojnë drejt reanimacionit. Pas këtyre testeve, në pothuajse në 80 pacientë në spitalin e Marsejës (vetëm me një të vdekur), autoritetet mjekësore franceze e kanë përfshirë atë në testet shkencore për të pasur një përfundim të vërtetuar për dobinë e këtij ilaci. Deri më tani kjo nuk ka ndodhur. Lexo më tej: Portret/ Shkenctari i çmendur prej nga mund të vijë ilaçi i shërimit Por në kundërshtim me qëndrimin e Trump, Anthony Fauci (ne foto djathtas duke mbuluar fytyren ndersa Trump flet per koronavirusin), këshilltari kryesor shëndetësor i presidentit në grupin e punës për koronavirusin, ka thënë vazhdimisht se ilaçi nuk është provuar shkencërisht se funksionon. Megjithëatë spitalet në SH.B.A. u kanë dhënë hidroksiklorinë pacientëve me koronavirus, duke arsyetuar se është relativisht i sigurt dhe ka të ngjarë të mos shkaktojë dëme. Ilaçi nuk konsiderohet i sigurt për njerëzit me ritme jo të rregullta të zemrës. Por si gjithmonë mediat kritike më të ngrejnë pyetjen se pse Presidenti Amerikan po mbron kaq me zell këtë molekulë, megjithë paralajmërimet e imunologut Anthony Fauci, një nga ekspertët më të mirë në administratën e tij? New York Times është marrë me këtë çështje dhe ka argumentuar se presidenti mund të jetë në konflikt interesi pasi ai është i lidhur drejtpërdrejt me kompani të caktuara farmaceutike që prodhojnë ilaçe të bazuara në hidroksilklorinë. Sipas të përditshmes amerikane, vetë Donald Trump disponon “aksione të vogëla” në kompaninë franceze Sanofi. Gjithashtu ai ka edhe një lidhje më pak të drejtpërdrejtë sepse, një nga financuesit e fushatës së tij dhe republikanëve, Fisher Asset Management, një fond investimesh i menaxhuar nga Ken Fisher është " një ndër aksionerët kryesorë të Sanofi-t.

Dhjetë gënjeshtrat më flagrante të Trump për koronavirusin

Pavarësisht nga këto lidhje Trump vazhdon ta promovojë hidroksilklorinën. “Unë nuk jam mjek, por kam vullnet të mirë” u përgjigj ai të hënën për ilaçin që po e trumpeton me zell të jashtëzakonshëm. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama zbulon armikun për testimet e pakta

Kryeministri Rama ka vendosur të merret edhe njëherë me pikën më të nxehtë të krizës së koronavirusit: pa aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të kryer test...

15:57

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Me sytë katër

PAPARAZZI