Flash

Meryem Uzerli tregon për depresionin

Lapsi.al 6 April 2020
Meryem Uzerli tregon për depresionin

Meryem Uzerli u bë shumë e famshme në Turqi, Shqipëri e në shumë shtete të botës nga roli i “Hyrremit” në serialin “Sulejmani i madhërishëm”.

Ky serial pati shumë sukses, theu rekorde shikueshmërie dhe rrjedhimisht aktorja mori famë të menjëhershme. Së fundmi në një intervistë për një revistë turke, Meryem Uzerli ka treguar se pas serialit ajo ka vuajtur nga sindroma burnout (Sindroma burnout shkaktohet nga stresi në punë dhe krijon lodhje fizike, emocionale dhe mendore duke ndikuar në vetëbesimin e personit).

“I thoja Po çdo gjëje vetëm që të mos lëndoja askënd. Por në fakt po tregohesha e ashpër me veten. Mendoja se unë isha një makinetë që duhet të punoja. Isha si një robot. I thoja vetes të isha perfekte dhe të mbaja disiplinë. Në fund i thashë produksionit të serialit që kjo ishte e tepërt për mua. Kur u sëmura me sindromën burnout isha bërë si një makinë e prishur”-u shpreh aktorja

Meryem Uzerli asokohe ishte në një lidhje me babain e vajzës së saj. Lidhja e tyre nuk shkoi mirë dhe aktorja pati shumë presion psikologjik. Meryem tregoi se kur partneri mësoi se ajo ishte shtatzënë i tha “Nuk dua fëmijë” dhe e pështyu në fytyrë. “Kuptova që ai më përdori vetëm për famë dhe thërriste paparacët kudo ku shkonim”-tregoi aktorja.

 

Të këshilluara

Detaje që nuk i dini për 'La casa de papel'

Është mëse e natyrshme që kushdo që ka parë sezonet e “La Casa de Papel” të pyesë veten nëse bëhet fjalë për një histori të bazuar në ngjarje reale. Përgjigjja ...

15:56

Kylie: Dëshiroj 7 fëmijë në të ardhmen

Kylie iu bashkua 984.234.465 njerëzve të tjerë të mërzitur në karantinë dhe doli në Instagram Live bashkë me shoqen e ngushtë, Stassie Karanikolaou. Në një pikë...

14:52

Ndahet nga jeta artisti Gëzim Kruja

Ndërron jetë mjeshtri i madh i humorit Gëzim Kruja. Ai prej kohësh ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Dalja e tij e fundit për media ishte ajo në fest...

12:42

Filmi i parë i realizuar për Corona Virus

Gjatë kohës që koronavirusi nisi të pushtonte titujt kryesor të mediave, por përpara se jeta të bllokohej totalisht, një regjisor i pavarur konceptoi, xhiroi dh...

12:35

Kim K flet për projektin e ri të saj

Kim Kardashian e ka quajtur dokumentarin e saj “the Justice Project” si “punën më të rëndësishme që ajo ka bërë ndonjëherë” Kim Kardashian e dhënë provën kur...

12:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI