Flash

Bill Gates: Deri kur të dalë vaksina e Koronavirusit, bota nuk do të jetë 'me të vërtetë normale'

Lapsi.al 6 April 2020
Bill Gates: Deri kur të dalë vaksina e Koronavirusit, bota nuk do

Multi miliarderi Bill Gates parashikon “se do të jemi në gjendje të hapim pjesë të rëndësishme të ekonomisë”, edhe para se të dalë një vaksinë.

Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, drejtues i fondacionit Bill & Melinda Gates, ka folur për Chris Wallace në Fox News Sunday.

Jeta në SHBA nuk do të kthehet në “normale” derisa një vaksinë e koronavirusit “të shpërndahet në të gjithë botën”, tha miliarderi Bill Gates për “Fox News Sunday”.

Ne përfundimisht do ta kemi një vaksinë. Edhe para kësaj, nëse bëjmë gjërat e duhura, ne do të jemi në gjendje të hapim pjesë të rëndësishme të ekonomisë,” tha Gates.

SHBA do të duhet të paguajnë “një çmim të madh ekonomik” për të vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit dhe nuk po teston njerëzit e duhur, “për të kuptuar se çfarë po ndodh”.

Unë mendoj se nëse ndreqim situatën e testimeve, nëse përfshihen të 50 shtetet, ne do të jemi nën projeksionet e parashikimeve”, tha Gates. “Sigurisht, ne do të paguajmë një çmim të madh ekonomik për ta arritur atë”.

Gates tha që numri i njerëzve që po testohen nuk është aq i rëndësishëm, se sa testimi i punëtorëve në sektorët thelbësorë dhe marrja e rezultateve në më pak se 24 orë.

Ai parashikoi që nëse mjaftueshëm amerikanë vetëkarantinohen, rastet e viruseve mund të fillojnë të pushojnë së rrituri rreth fundit të prillit. SHBA mund të shikojë për “një farë hapjeje”, pasi numrat të fillojnë të zbriten me testimin mbarëkombëtar.

Gates, i njohur për përpjekjet e tij filantropike, ka kontribuar një sasi të konsiderueshme parash në lehtësimin e COVID-19.

Bamirësia e tij, Bill & Melinda Gates Foundation, ka bashkëpunuar me luftën kundër sëmundjeve infektive pasi ndihmoi në krijimin e Koalicionit për Përgatitjen Epidemike dhe Inovacionin (CEPI) në 2016.

Javën e kaluar, Gates detajoi një plan tre-hapësh në Washington Post të mposhtur shpërthimin e koronavirusit të ri.

Gates, i cili parashikoi llojin e shkatërrimit që një pandemi mund të sjellë nëse liderët botërorë nuk përgatiten, plot pesë vjet më parë, ka përdorur platformën e tij për të rritur ndërgjegjësimin për koronavirusin dhe ka dhuruar 100 milion dollarë për përpjekjet e ndihmës përmes fondacionit të tij bamirës. / bota.al

Të këshilluara

Sëmundjet që ndihmojnë koronavirusin

Sistemi ynë imunitar është një mrekulli. Përditë ai është në veprim dhe ne as që e vëmë re. Ai është përgjegjës për mbrojtjen e trupit tonë nga « të paftuar » t...

09:41

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI