Flash

Legalizimi i kanabisit/ Çfarë loje po luan Rama?

Lapsi.al 5 April 2020
Legalizimi i kanabisit/ Çfarë loje po luan Rama?

A po i rishkel syrin Edi Rama edhe njëherë kultivuesve të kanabisit, ashtu sikurse bëri në fillimet e qeverisjes së tij? A po kërkon ai edhe një njëherë rrugëdalje përmes hashashit, kur një krizë tejet e rëndë ekonomike, pritet të kanosë vendin pas asaj të koronavirusit?

Këto pyetje marrin hov pas intervistës së fundit të kryeministrit në "Zonë e Lirë", ku ai la të hapur mundësinë për legalizimin e tij për qëllime mjeksore. I pyetur nga Arin Çani për këtë mundësi, ai tha se qeveria është "në një fazë të avancuar, por jo në kapitullin e fundit të diskutimit të kësaj çështje". Ai shtoi: "Atë (hashashin- shenim i Lapsi.al) pa leje nuk e lejojmë, atë me leje po e studiojmë, se të tjerët e kanë bërë".

Po a është ky një sinjal që shteti nuk do i prekë ata që merren me bimën aq shumë të anatemuar? Dhe çfarë e detyroi Ramën të ndryshojë kaq radikalisht qëndrim?

Në mars të 2015- ës, pasi miku i tij më i ngushtë, një nga njerëzit më të fuqishëm në PS-në e asaj kohe Koço Kokëdhima, filloi fushatën për legalizimin e kanabisit mjeksor, Rama e kundërshtoi formalisht atë megjithëse Shqipria ishte mbjellë e gjitha me hashash. Në emisioni Opinion ai i tha Fevziut: “Jam kundër legalizimit të kanabisit dhe nën qeverisjen e kësaj mazhorance, nuk do të ketë legalizime të tilla”, konfirmoi prerë ai duke e konsideruar qëndrimin e ish deputetit Kokëdhima, si një opinion personal, të lirë  me të cilin ai nuk qe dakord.

Por edhe në atë kohë dyshimi qe i fortë se Kokëdhima nuk vepronte me kokë të vet, por si njeriu më pranë Ramës ai e bënte këtë fushatë në publik për ti thënë në mënyrë të kamufluar qytetarëve se kjo gjë nuk pengohej nga shteti. Po të shihet intervista e Kokëdhimës me Ylli Rakipin në 2015, del e qartë se kjo hipotezë qe e fortë që atëherë (video poshte).

[video width="720" height="376" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/04/Kocoo-1.mp4"][/video]

Efektet e kësaj politike vazhdojnë të ndihen edhe sot. Shqipëria u bë eksportuesi i dytë më i madh i hashashit në Europë dhe ende në verën e vitit 2019 një reportazh i transmetuar në edicionin qendror të lajmeve në Tv RAI 3, e shkërmoqi propagandën e qeverisë shqiptare, se “ka ç'rrënjosur drogën nga territori shqiptar”. Materiali investigues i gazetarit Valerio Cataldi, i faktuar me fotografimet e bëra nga ajri, theksonte se  krahasuar me një vit më parë, prodhimi i hashashit ishte rritur me mbi 1200%.

Edhe në Raportin e Departamentit të Shtetit për drograt Shqipëria konsiderohet si vend origjine i trafikut të kanabisit (poshte).

Pra të gjitha këto, bashkë më implikimin e ish ministrit Saimir Tahiri më grupin e trafikanëtëve Habilaj rrëfejnë qartë se këtij lloj trafiku i është shkelur gjithnjë një sy nga lart.

Ndoshta këtë po bën edhe Rama sërish, duke thënë tani me gojën e tij atë që në 2015 vendosi ta thotë me gojën e Koço Kokëdhimës. Natyrisht pas krizës së fortë ekonomike që po pllakos ngado, pasi vende si Maqedonia e kanë hedhur me kohë këtë hap, Shqipëria nuk ka rrugë tjetër. Nisur nga kjo, nisur edhe nga fakti se legalizimi i kanabisit për qëllime farmaceutike nuk përbën mëkat, nuk është detyrimisht një gjë e keqe, sidomos për një forcë të majtë, ajo që kryeministri tha në Zonë e Lirë nuk përbën detyrimisht një mëkat.

Problemi është se duke parë atë që ndodhi në fillim të mandatit, kjo mos është një lojë për ti thirrur të gjithve: kultivoni hashash. Sepse ndryshe nuk ka si shpjegohet që Rama ka ndryshuar 100% qëndrim, pa dhënë asnjë sqarim për këtë piruetë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI