Flash

Ndërron jetë ylli 16-vjeçar i filmit “Flash”, Logan Williams

Lapsi.al 4 April 2020
Ndërron jetë ylli 16-vjeçar i filmit “Flash”, Logan

Ylli i filmit “The Flash” Logan Williams ka ndërruar jetë në moshën 16-vjeçare.

Nëna e tij Marlyse dha lajmin e trishtë në Tri-City News të premten, dhe tha se ajo është “shkatërruar absolutisht” nga vdekja e tij, shkaku i së cilës ende nuk është raportuar.

Për shkak të masave distancuese sociale nga pandemia e koronavirusit, nëna e Logan po përballon humbjen e saj vetëm, pa askënd që ta ngushëllojë në krah.

“Nuk jam në gjendje t’i përqafoj prindërit e mi që kanë humbur nipin e tyre të vetëm. Është e vështirë. Me talentin dhe pamjen e tij të mrekullueshme, Logan kishte mundësinë që të ishte një yll i madh”, u shpreh ajo.

Ai gjithashtu luajti së bashku me Lori Loughlin në serialin dramë “When calls the heart”.

Logan ishte vetëm 10 vjeç kur bëri debutimin e tij në filmin e vitit 2014 “The Color of Rain” – pasi fitoi rolin me audicionin e parë që kishte dhënë ndonjëherë në jetën e tij.

Aktori u shfaq në tetë episodet e “The Flash” deri në vitin 2015 në episodin e fundit “The Man Who Saved City Central”.

Të këshilluara

Del nga spitali babai i Vik Krajës

Ogerta Manastirliu ka dhënë sot lajmin e mirë për shërimin dhe daljen nga spitali të mjekut Dhimitër Kraja.I ati i Dj-it të njohur Vik Kraja, rezultoi pozitiv m...

12:27

Disa detaje që nuk i dinit mbi La Casa de Papel

Është mëse e natyrshme që kushdo që ka parë sezonet e “La Casa de Papel” të pyesë veten nëse bëhet fjalë për një histori të bazuar në ngjarje reale. Përgjigjja ...

20:09

Filmat horror më pak të vlerësuar

Filmat e mëposhtëm janë vlerësuar me 15% ose më pak nga kritikët e Rotten Tomatoes. Të gjithë përpiqen të trembin audiencën, por le të themi që s’janë më të arr...

16:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI