Flash

“Më e keqja nuk ka ardhur ende”, Sekretari i OKB apelon për armëpushim global

Lapsi.al 4 April 2020
“Më e keqja nuk ka ardhur ende”, Sekretari i OKB apelon

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për armëpushim global, në mënyrë që t’iu lejohet vendeve të shkatërruara nga luftërat, të luftojnë pandeminë e koronavirusit.

“Më e keqja nuk ka ardhur ende”, tha Guterres, duke iu referuar vendeve në luftë: Sirisë, Libisë e Jemenit.

“Stuhia e COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi] po shkon në të gjitha teatrot e konfliktit”, tha Guterres.

Ai tha se ka pasur ca përparim pas thirrjeve të tij për paqe më 23 mars, por shtoi se luftimet vazhdojnë në disa vende.

“Nevoja është urgjente. Virusi ka treguar se sa shpejt mund të lëvizë përtej kufijve”, tha Guterres në një konferencë për media të OKB-së.

Ai tha se palët e përfshira në konflikte në një numër vendesh, përfshirë Kamerunin, Republikën e Afrikës Qendrore, Kolumbinë, Libinë, Mianmarin, Filipinet, Sudanin Jugor, Sudanin, Sirinë, Ukrainën dhe Jemenin, kanë shprehur mbështetje për thirrjet e tij.

Por, ka dallim të madh midis deklaratave dhe veprave, tha Guterres.

“Në shumë prej situatave më kritike, nuk kemi parë zvogëlim të luftimeve. Disa konflikte, madje, janë intensifikuar”, tha ai.

COVID-19 ka vrarë mbi 58,000 njerëz në gjithë botën, ndërsa ka prekur mbi një milion.

Të këshilluara

Sëmundjet që ndihmojnë koronavirusin

Sistemi ynë imunitar është një mrekulli. Përditë ai është në veprim dhe ne as që e vëmë re. Ai është përgjegjës për mbrojtjen e trupit tonë nga « të paftuar » t...

09:41

Historiani i ekonomisë: Kriza sapo ka filluar

Kriza Corona ka ngjashmëri me ekonomitë e luftës, thotë historiani Albrecht Ritschl në intervistë për DW. Ajo mund të arrijë përmasat e krizës ekonomike botëror...

09:56

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI