Flash

Një studim i ri thotë se edhe macet mund të preken me Covid-19

Lapsi.al 3 April 2020
Një studim i ri thotë se edhe macet mund të preken me Covid-19

Një studim i ri në Kinë zbuloi se macet mund të infektohen nga koronavirusi SARS-CoV-2 që shkakton sëmundjen Covid-19. Për më tepër, macet mund të infektojnë njëra-tjetrën, pa shfaqur asnjë simptomë. Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë që kafshët mund të sëmuren rëndë dhe të vdesin nga koronavirusi.Qentë nga ana tjetër, nuk ndikohen nga virusi. Virusi u gjet në feçet e pesë qenve, por nuk ishte infektiv. Derrat, pulat dhe rosat gjithashtu nuk preken.Sipas ekspertëve, nuk duhet të trembeni nga kafshët shtëpiake pasi provat e kryera në laborator kanë pak deri në aspak gjasa të përsëriten në natyrë. Skenari i përdorur nga shkencëtarët është tërësisht jorealist. Ata aplikonin doza jashtëzakonisht të larta virusi në hundët e maceve 8-muajshe dhe macet në shtëpitë tona apo në natyrë nuk do të ekspozoheshin kurrë ndaj asaj sasie. Pra, kemi të bëjmë me një rrethanë artificiale që s'përsëritet në realitet.

Koronavirusi SARS-CoV-2 është goxha i ngjashëm me SARS-Cov, i cili u përhap në vitet 2002-20004 dhe shkaktonte një sëmundje vdekjeprurëse të quajtur SARS. E njëjta gjë ndodhi dhe asokohe. Shkencëtarët zbuluan se macet mund të infektoheshin me SARS-CoV, por nuk ua transmetonin maceve të tjera apo njerëzve. Gjasat janë që e njëjta gjë vlen dhe për pandeminë e tanishme.

Anabel Magazine

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI