Flash

Irini Qirjako tregon shqetësimin që ka me vajzën e saj mjeke

Lapsi.al 3 April 2020
Irini Qirjako tregon shqetësimin që ka me vajzën e saj mjeke

Irini Qirjako është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar. Në këto ditë vetizolimi, ajo ka rrëfyer si po i përballon ditët e mbyllur në shtëpinë e saj, duke ndarë edhe merakun e saj më të madh, vajzën, e cila është mjeke në Gjermani në vijën e parë për të infektuarit me Koronavirus.

“Goca ime është doktoreshë në gjermani. ‘Mami’ më thotë ‘me gjithë babin, bëni kujdes’. ‘Mos dilni se është virus i egër, nuk ka besë. Ju lutem me dore në zemër se mezi ju kam.’ Ne bëhemi merak për atë se ajo përballet me pacientët.Heronjtë e gjithë vendeve janë mjekët.I bëj gocës koncert… nga një orë koncert i bëj gocës. Se zërin e kam timin, e kam me vete, nuk ma merr njeri…”

Irini është shprehur optimiste dhe zbuloi mënyrën si e kalon përditshmërinë.

“Në fillim ishte pak si e vështirë të jemi të sinqertë, ngaqë ne artistët jemi gjithmon të dalë. Nuk na zë shtëpia. Por që do ti, u mësuam me ketë ritmin ditor? Shohim në Youtube për të realizuar ato recetat e mira, të shijshme. Sot psh. bëra ca amareta. Kur kam qenë e re i bëja, por i kisha harruar. I pashë në Youtube. Me pak ynydrnë… por do ti që im shoq i pelqyu shumë…”

Këngëtarja e ka treguar dhe shqetësimin në lidhje me vazhdimësinë e punës së saj artistike, si pasojë e pezullimit të punës tashmë që masat e sigurisë ndaj covid-19 janë përshkallëzuar. “Nuk e dijmë si do vejë puna e dasmave. Kanë prenotuar, kanë dhënë dhe kaparin… nuk e dimë si do vejë. Kryesorja është të shpëtojmë nga ky virus çdo gjë rregullohet dhe ekonomia do rregullohet. E rëndësishme është mos të vdesin njerëz.”

Të këshilluara

Ndahet nga jeta stilisti italian me Covid 19

Sergio Rossi është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Ikona e markës luksoze së prodhimit të këpucëve ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Rossi ishte i...

14:15

Ndahet nga jeta aktori me Covid-19

Eddie Large ka vdekur në moshën 78-vjeçare, pasi ishte infektuar me koronavirus. Komediani Eddie Large, i njohur për rolet tek “Little and Large” ka vdekur p...

12:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI