Flash

Surprizat që rezervon sezoni i katërt i La Casa De Papel

Lapsi.al 2 April 2020
Surprizat që rezervon sezoni i katërt i La Casa De Papel

Sezoni i katërt i “La Casa de Papel” do të fillojë pikërisht aty ku mbaroi sezoni i tretë – me Nairobin që lufton me jetën, Lisbon që arrestohet nga policia dhe me Prefesorin në arrati. Sezoni i katërt do të transmetohen nesër – 3 prill – në Netflix.

Faqja zyrtare në Instagram e serialit ka publikuar një paraqitje të shkurtër për 8 seritë. Episodi i parë quhet “Game Over” dhe paraqet zemërimin e Profesorit. Episodi i dyë tregon një kthesë të papritur të dasmës së Berlinit, ndërsa në episodin e tretë shfaqet diçka misterioze dhe Denver. Titulli i kësaj serie është “Mësimi i Anatomisë”.

Episodet e radhës quhen “Pasodoble”, “5 minuta më parë” ku duket një shpërthim, ndërsa në episodin tjetër shfaqet Profesori duke praktikuar boksin. Episodi i shtatë shkruhet “Strike the Tend”. “Strike the Tend” është term i përdorur nga komandanti i ushtrisë së Virxhinias Veriore në Luftën Civile Amerikane, që përdorej për t’u thënë ushtarve të hynin në betejë.

Në serinë e fundit, “Plani i Parisit”, shfaqet e lumtur detektivja Alicia.

Të këshilluara

Cardi B shtrohet me urgjencë në spital

Cardi B tregoi përmes një postimi në Twitter të enjten se ishte shtruar në spital të mërkurën në mbrëmje, në mes të pandemisë së koronavirusit. Këngëtarja, 27 ...

14:56

Karantina bashkon Brad dhe Angelinan

Angelina Jolie ka vendosur të vetizolohet në Kaliforni së bashku me fëmijët e saj. Jolie ka qëndruar së bashku me 6 fëmijët e saj, por gjithashtu kanë bërë v...

12:53

Ledri Vula konfirmon lidhjen me Sara Hoxhën

Para pak çastesh, Ledri Vula konfirmoi romancën disavjeçare me Sara Hoxhën. Reperi postoi foton e mëposhtme me një zemër në përshkrim.Ledri dhe Sara,kanë të pak...

19:34

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI