Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Rama e pret shkurt: "Nuk do ketë ndihma në para për mediat e mëdha"

Lapsi.al 2 April 2020
Rama e pret shkurt: "Nuk do ketë ndihma në para për mediat e

Edi Rama i është përgjigjur në mënyrë të prerë pyetjes së Fevziut nëse qeveria e tij kishte ndërmend ti ndihmonte financiarisht mediat për të përballuar goditjen e krizës së koronavirusit. Ai tha se për mediat e mëdha nuk do të ketë asgjë më shumë sesa përfitimi nga kredia sovrane për biznesin e madh, që mund ta përdorin për të paguar gazetarët që janë në punë.

Ndërsa për emisionet që nuk kanë si synim informimin por argëtimin dhe që bazohen tek fitimi financiar Rama tha se nuk do të ketë asnjë ndihmë.

Kur u pyet nga Fevziu se opozita ka kërkuar të kundërtën, pra ndihmën ndaj mediave, kryeministri tha: "Po ata për kë e kanë fjalën, për mediat që deri dje thonin që janë të kapura nga unë dhe të kriminalizuara"? bëri një pyetje retorike ai.

Në fakt Basha dhe presidenti Meta kanë kërkuar të kundërtën duke mbështetur një paketë ndihme edhe për mediat.  Por Rama e ka kundërshtuar kategorikisht këtë madje duke e personalizuar edhe debatin me Fevziun: "Nëse lufta do të vazhdojë bëju gati edhe ti Fevzi të japësh më shumë". 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI